Kur futesh në oborrin e shtëpisë së Shaban Goxha-it, të duket sikur ke hyrë në një kohë tjetër. Gurë të skalitur me dorë, shkallë të forta dhe dritare të vogla që të shikojnë si sy të urtë.
Brenda, çdo dhomë ka historinë e vet:
Divani, zemra e shtëpisë, ku mblidhej familja e ku pihej kafeja me mysafirë.
Magjeria, kuzhina e vjetër, me kube poshtë për të mbajtur ushqimet e freskëta.
Bashodaja, oda e miqve, dhoma më e bukur e shtëpisë, plot dritë e dekor.
Manxatoja, nën tavan, ku ruheshin zahiretë e dimrit.
Kubeja, dhomë e vogël e sigurt ku mbaheshin gjërat me vlerë.
Kjo shtëpi është bërë me mend, me duar mjeshtri dhe me shpirt. Ajo është një pasuri e Konispolit dhe Çamërisë, një kujtesë që flet ende për mënyrën si jetonin të parët tanë.
🧱 Gurë, dru dhe traditë – ky është Konispoli i vërtetë.
Burimi/Facebook/KONISPOL CAMERI


Leave a Reply