Dhe gjithmonë kam dashur të ndjek gjurmët e tij, të shoh, atë që pa dhe ai, edhe pse, tetëqind vjet më vonë.”
Kështu e përshkruan Aldo Serraiotto, i lindur në vitin 1946, origjinën e një ëndrre të bërë realitet: të udhëtosh në Rrugën e Mëndafshit, nga Bassano del Grappa në Shangai. Një ide që u poq me kalimin e kohës, u ngadalësua nga pandemia, por nuk u la kurrë pas dore.
Me të është dhe gruaja e tij, Anna Vaccaro, 77 vjeç, e cila fillimisht ishte skeptike ndaj kësaj aventure, pastaj u bë një protagoniste e guximshme dhe e apasionuar.
“Isha kundër këtij udhëtimi. Ne nuk i flasim gjuhët, nuk jemi të aftë në teknologji dhe, ta pranojmë, mosha është ajo që është. Por në fund, e binda veten. Dhe më 2 prill, filluam udhëtimin tonë me kamping.”
Në 143 ditë, ata kaluan 20 vende, udhëtuan mbi 32,000 kilometra dhe kapërcyen male, shkretëtira dhe kufij burokratikë. Një sipërmarrje, që kishte të bënte pak me moshën, por kishte të bënte tërësisht me shpirtin.
Mjeti i tyre, një kamper Cartago, më i rëndë se mesatarja, u bë shtëpi, kufi dhe strehë. Por edhe një pasaportë njerëzore, e aftë të tërheqë takime, ndihmë dhe gjeste të papritura.
Siç na ndodhi në Pamir, vargmalin legjendar të Azisë Qendrore: ngjitje deri në lartësinë 4,600 metra, rrugë që shndërrohen në shtigje.
“Kishte pjesë ku një gabim i vogël mund të përfundonte gjithçka: udhëtimin dhe diçka tjetër”, thotë Anna.
“30 centimetra në të djathtë ishte lumi, në të majtë shkëmbinjtë. Por im shoq ishte shumë i qetë dhe donte të arrinte majën.
Dhe ia doli.”
Artikulli nga Marianna Peluso… Corriere della Sera
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook


Leave a Reply