Në të rëntë rruga, trokit në stanin tim
Derën e ke hapur, je miku im
Do freskosh buzën, me ujë dëbore
Me ujë bjeshkësh, krojësh Valbone.
Ujë i ftohtë, nga barra e borës
Bash si akull, n’quk të gojës
Do pish tàmël, me màzë koritash
Fi e pite, mish ogiçash.
Mazë e zieme,me t’lyen të shkrimë
Djath i njomë, hieshon sininë
Bukë misri, ndonjë kulaç
Avull të ngrohta, pjekur me saç
Shellirë shtalbi, drà të shkrira
Nuk po e din, cila është ma e mira !
Dera e huaj, s’është si dera e shtepisë
E lenë bukën, halà pa e nisë !
I gjënë hapur, dyer e zëmra
Në çdo orë që hyn brënda
Në të rëntë rruga dhe therret një emër
Je mik i mirë, të kanë përzemër *

Me, 26 gusht, 2025.
Burimi/Facebook


Leave a Reply