Pas 50 vitesh larguar si “zogjtë”, në të “katër anët e BOTËS, ditën e djeshme, ish nxënësit e mësuesit e ShkoIIës së Msme të Kulturës nn Tiranë , u mbloën me mallin e tyre përvëlues në ish shkollën e tyre te dashur, tashmë në “University of New York”. I ftuar edhe unë , pas një kalvari, të po kaq viteve, u ftova të themë pesë fjalë malli e dashurie, si më poshtë:
“Ja ku u mblodhët edhe ju, të dashur “Kulturista”, sikurse u quanit edhe ju veten, kur shkelët për herë të parë në këtë “SHKOLLË KULTURE” që ”mbillte” vetëm dije, kulturë, mbarësi e profesionalizëm, njëra nga shkollat më të rëndësishme të mesme, si një paralele e domosdoshme me gjimnazin dhe “Liceun Artistik”. Po me funksion edhe më të gjerë, që ka të bëjë me bazën e jetës së njeriut, me inkurajimin e talenteve, që shoqëria jonë të ecte më përpara e më bukur…Duke e ditur, se KULTURA përfshinë gjithë jetën e veprimtaritë e njeriut, me vlerat më të larta të normave etiko-morale, brenda vetëdijes tonë e të zhvillimeve shoqërore.
Jo më kot, Poeti ynë i shquar Dritëro Agolli thoshte se “Kulturë me zor nuk bëhet. Kultura nuk është si “stërvitja ushtarake”. Tjetër gjë është Kultura!” Ndërsa poeti Italian Giosue Carducci, qysh 200 vite më parë, thoshte se “Madhështia jetëgjatë dhe forca e frytshme e kulturës, arrihen përmes edukimit të parimeve të ideve fisnike njerëzore dhe nga kultura e lartë”. Dhe ky do të ishte kriteri bazë i kësaj shkolIe që mbijetoi jo pak, në kohë të rënda, dhe që,-për mendimin tim,- do të mbyllej gabimisht, ndofta prej vështirësive të para të tranzicionit tonë politikë. Dhe që meriton të rikthehet në vëmendjen tonë shoqërore, si një “hallkë” e domosdoshme në arsimin e mesëm profesional, po edhe si një parapërgatitje për Arsimin e lartë Artistik, në shtrirjen e vetë të gjerë e të shumanshëm.
Po , edhe aq sa jetoi kjo shkollë, në këtë godinë të bukur, në udhëkryqin kryesor të Kryeqytetit tonë, edukoi e përgatiti kuadro që sot kanë emra, si personalitete të arteve tona, të letërsisë, të kulturës e të veprimtarive shoqërore, të cilët kanë lënë gjurmë e kanë spikatur, jo vetëm ne Shqipëri, po njihen edhe në vendet e tjera të botës, sikundër janë aktorët Karafil Shena, Lefter Simoni e Gjenovefa Rredhi në Greqi. Si edhe Leonard Bixhili ,me botimet e tij letrare në Greqisht e Shqip, Dedë Luca e Lefteri Zariu në Itali. Poetë dhe Politikanë si Preç Zogaj, po edhe Poeti e krijuesi dixhital Demir Gjergji, Shkrimtar si Neim Berisha në Mbretërinë e Bashkuar, Poet,shkrimtar e politikan si Preç Zogaj në Shqipëri, krahas piktorit me talent Pashk Përvathi, të dirigjentëve të shquar Alqi Lepuri, Oleg Arapi, Bujar LIapi, Agim Rrëza, Luan Bakiu, si edhe këngëtarët Arif Vladi, Skënder Dolshani, Rakipe Karaj e Mark Gjoka, të aktorëve Naum Shundi,Vladimir Habili, Viktor Çaro, Sanije Hoti, Bilbil Hereni, Shefqet Bregu, Anastas Nika e shumë të tjerëve që, mendja ime e lodhur nga vitet e persekutimeve të pa merituara, nuk arin që t’i kujtojë…
Sepse, është i panumërt reshti i “kulturistëve” që nuk kanë jetuar e punuar më kot, për depërtimin e kulturës kudo në Shqipëri, po edhe si ”Pishtarë të Dritës”, sikundër qe Murat Aruçi i talentuar në përvetësimin e gjuhëve te huaja, i anglishtes e Italishtes, që e pati jetën e tij të dobishme (si gazetar sportiv dhe organizatori ynë më i zellshmi), fare te shkurtër!…Ndërsa Bardhyl Gosishti, punoi si gazetar në median e shkruar, gjersa doli në pension…Por unë nuk do ri pa e përmendur rastin e shkëlqyer të nxënëses time të mençur Dallëndyshe Satka nga Skrapari, të cilën e planifikova të vinte shfaqjen e diplomës në njërën nga Uzinat e Tiranës, dhe, kur u dha premiera, shpalli edhe fejesën me Inxhinjerin e kësaj Uzine…Që kurorëzimi i tyre do të sillte si trashëgim një djalë e një vajzë, të perfeksionuar më mbrapa, si artistë ne shkollat Amerikane, për të vazhduar “udhën krijuese” të së ëmës: Djali si regjisor e producent i një Teatri Privat dhe, e bija si regjisore e Drejtoreshë e “Teatrit të Metropolit” të Kryeqytetit…
Duke përmendur njëherësh edhe pedagogët e shquar të kësaj shkolIe që punuan me përgjegjësi e kompetencë profesionale, në përgatitjen e këtyre kuadrove të rëndësishme për kulturën tonë, sikundër qenë muzikantët e shquar Aleko Kareco, Vangjo Nova, Vladimir Kotani, Todi Dori, Kujtim Trasia dhe Viktor Filja. Po edhe regjisori Kadri Metohu, metodisti Kastriot Zoraqi, piktorët Muzafer Dika e Myrteza Ulqinaku…Pa përmendur edhe pedagogët e përkushtuar të lëndëve të karakterit të përgjithshëm. Të cilët punuan, krijuan e komunikuan ndershmërisht me ju, me thjeshtësinë e madhështinë e tyre, kur kërkesat nga lartë vinin breshëri me stereotipet e propagandës komuniste, nën sloganin që “kultura e arti , duhet të përcjellin vetëm ideologjinë, si LEVA të partisë!”, si një atrofizim i plote i njeriut. Të mbijetoje , të mësoje e te përgatitje kuadro me mjeshtëri të lartë profesionale në ato vite, ishte “beteja” më e rënd. Kur edhe Drejtoria e kësaj shkolle , i terrorizonte nxënësit, po edhe mësuesit tuaj, nga ana etiko-morale, e sjelljeve dhe e veshjeve, jo pak herë edhe me përjashtime nga shkolla, gjer edhe me dëbime me shpifje, intriga dhe me Letra Anonime. Ne jetonim në një kohë të tmerrshme, te dashur miq e koleg tashmë…Por ja tek jemi përsëri. Jeta na bëri më të fortë, u mblodhëm bashkë…
Këtë herë dhe me pesë individë të vlerësuar , në shkallë kombëtare, me Urdhërin e Lartë “Mjeshtri i Madh”, si Arif Vladi, Pashk Përvathi, Mark Gjoka , Skënder Dushlani dhe Miho Gjini…Po edhe me ata “Kuk=lturistë” që e respektursi NGJARJE, EVENTIN në fjalë, si Ndue Gjeka, që mblrritu këti nga Kontinenti më i largët (U.S.A). Sepse, “Kulturistat” tanë, u bënë kështu, të dobishëm , jo më për veten e tyre, po edhe për Kombin. Kam parasysh edhe porosinë e famshme që jepte Papa Françesku:” Kini kurajën të shkoni kundra rrymës. Kini kurajën e lumturisë së vërtetë. Thuaji JO kulturës së çastit, kulturës së cektësisë dhe të kotësisë, që nuk ju njeh të aftë për marrjen e përgjegjësisë dhe për përmbushjen e ideve të mëdha të jetës!”….”
***
Këtë ditë me diell, me inisiativën e poetit Dhërminjas Leonard Bixhili e të një grupimi nxënësish të djeshëm,-sot baballarë, gjyshër e personalitete të shquara në fushën e Kulturës Kombëtare,“KULTURISTAT” shtruan një drekë festive, me gëzime malli e me lot, në një Restaurant , përbri Studios së Piktorit Pashk Përvathi, jo shumë larg Burgut të tmerrshëm, ku varën dikur fashistët, bashkëfshatarin tim trim e të bukur Vasil Llaçi e më burgosën edhe mua në kohën e një Diktature të egër, në po ato qeli kokëqethurish “kundra rrymës!”…
Tiranë, më 23 gusht 2025




Burimi/Facebook


Leave a Reply