Eh, kush e do pleqërinë?!
Gjyshja ime thoshte :
“Kur të vjen pleqëria…
S’të do as biri as bija…
edhe qeni kur të sheh…
ulet në bisht edhe leh”…
Nuk është e lehtë të plakesh, duhet të mësohesh të ecësh më ngadalë, për t’i thënë lamtumirë atij/asaj që ishe dhe të përshëndesësh atë që je bërë.
Është e vështirë të përfundosh në këto vite, duhet të dimë të pranojmë fytyrën e re dhe të pranosh me krenari trupin tënd të ri, të çlirohesh nga turpi
i paragjykimeve dhe frikës që sjellin vitet.
Duhet ta lësh të ndodhë, ajo që duhet të ndodhë,
le të ikë kush duhet, le të mbeten ata që duan të qëndrojnë.
Jo, nuk është e lehtë të plakesh; duhet të mësojmë të mos presim asgjë nga askush, të ecësh vetëm, të zgjohesh vetëm dhe të mos mërzitesh çdo mëngjes nga njeriu që sheh në pasqyrë, të pranosh që gjithçka përfundon edhe jeta.
Duhet të dish t’u thuash lamtumirë atyre që ikin e largohen dhe të kujtojmë ata, që tashmë s’janë më, të qash derisa të zbrazesh, derisa të jesh bosh nga brenda, për të rritur buzëqeshje të reja, shpresa të tjera dhe dëshira të reja.
Alejandro Jodorowsky…
‘JO TË GJITHË E KANË PRIVILEGJIN TË PLAKEN’!
Virna Lisi
Burimi/Facebook/Miku i Librit


Leave a Reply