U bënë së paku 4 vite që kemi denoncuar dhe propozuar zgjidhje, e jemi sërish në të njëjtin zjarr, vetëm se flakët janë më të mëdha dhe pushteti e ka marrë më rehatshëm.
Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuat për rraskapitjen!
Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen.
Ndërsa zjarret përpijnë pyje, fshatra e dëmtojnë gjithçka Kryeministri ka mjete ajrore vetëm për qejfe personale dhe udhëtime private.
Kjo nuk është vetëm paaftësi — është shpërdorim i qëllimshëm. Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg.
Burimi/Facebook


Leave a Reply