Pavarësisht se pushimet verore janë ende në kulmin e tyre dhe rrezet e diellit të gushtit shtrihen përtacërisht mbi qytet, Kuçova po hyn ngadalë në një stinë të re jo atë të vjeshtës, por stinën e prangave.
Shtatori pritet të mos matet më me gradë Celsius, por me numrin e urdhër-arresteve që do të bien si gjethet e para të vjeshtës.
Qyteti është në syrin e ciklonit dhe dyert e burgut po lyejnë me bojë të freskët, gati për të mirëpritur një numër të madh “mysafirësh” të përzgjedhur me kujdes nga prokuroria.
Janë me dhjetëra çështje që presin të konkludohen, dhe secila duket si një serial më vete tenderat e mbetjeve, ku plehrat kushtojnë më shumë se arit; varrezat, ku edhe të vdekurit nuk gjejnë paqe pa kaluar nëpër pazare; rruga e bërë në kohë fushage dhe pritet të konkludohet edhe afera e ujësjellësit të Sinëcit, një sagë e pafund që ka pirë më shumë para se ujë; dhe për t’i dhënë ngjyrë tablosë, disa afera rozë që provojnë se në Kuçovë, dashuria nuk është vetëm në ajër, por edhe në kontrata publike.
Në këtë skenë plot ngjyra dhe aroma (disa të mira, disa të rënda), në rreshtin e parë të “shfaqjes” do jetë kryetari i Bashkisë, Kreshnik Hajdari, që mesa duket e ka prenotuar vendin pranë Lali Erit.
Një vend ku mund të ndajnë jo vetëm eksperiencat e qeverisjes, por edhe këshilla praktike për përballimin e seancave gjyqësore dhe jetën pas derës së hekurt.
Nëse ky është vërtet “shtatori i zjarrit”, atëherë Kuçova do të jetë jo thjesht një qytet në hartë, por një vulkan i korrupsionit që më në fund po shpërthen. Dhe, siç thotë populli, kush luan me zjarr, nuk i shpëton dot as tymit… as prangave.
Këto kallëzime kanë kohë që ziejnë në tenxheren e drejtësisë, duke lëshuar herë pas here avuj të rëndë skandalesh, por tani duket se ka ardhur momenti të hiqet kapaku.
Siç thotë një fjalë e urtë popullore, “shteti e kap lepurin me qerre” dhe mesa duket, në Kuçovë qerret po vihen në lëvizje, jo për një lepur të vetëm, por për një tufë të tërë matrapazësh që kanë menduar se korridoret e pushtetit janë pistë garash pa finish.
Burimi/Facebook


Leave a Reply