Ashtu siç nuk duheshin dhënë në përdorim edhe mjaft Prona të tjera Publike. Pronari dhe gazetaret nuk duhet të mërziten. TV News 24, TV i nderuar e i respektuar, prej kohesh duhet të ndërtonte godinën e tij, të bindur se një dite, ndonjë Qeveri do të kërkonte te kthehej kjo pasuri kombëtare. Aksioni i Kryeministrit Rama për “Kthim në Identitet të Pronave Publike” është i vonuar prej shumë kohësh. Për vite me radhë, mbas vitit 90, “Objektet Shtetërore me Rëndësi të Veçantë“ ja u dhanë padrejtësisht “Sektorit Privat që punonte në Administratën e lartë Shtetërore”, të cilët nje pjese jo te vogël e shiten per “Skrap”, duke i grabitur popullit shqiptar pasuritë e tij të çmuara. Këto Objekte shtetërore nuk ishin thjesht godina, ato ishin “Asete Kombëtare”, pronë publike e të gjithë Shqiptarëve. Ja ndonjë shëmbull : “Piramida e Enverit” në qendër të Tiranës, nuk i takonte “Top Channel” dhe largimi i tyre nga Objekti u shoqërua me mërzitje, por ishte i pashmangshëm. Sot Top Channel ka godinën e tij. Kinostudio “Shqipëria e Re”, djepi i Kinematografisë Shqiptare, iu dha padrejtësisht televizioneve private, si TV Klan etj. Edhe ata duhet t’i kthejnë popullit shqiptar godinat dhe ambientet e Kinematografise si Aset Kombëtar. TV private duhet te ndertojne Godinat e tyre si Top Channel, TV MCN, TV Fax News, Syri TV, etj. Kryeministri Rama duhet të zbatoje drejtesi per te gjithe njesoj. Ligji eshtë i barabartë për të gjithë. Kryeministri Rama i ka hyrë një rruge të vështirë, por ka dhënë prova që ja del në krye. Kujtojme aksionin tek kioskat e Lanës në Tiranë që kishin zaptuar hapësirat publike. Sot kur kalojme buze Lanes jemi te kenaqur me pamjen e saj. Ky aksion duhet te denoncoje edhe ata Drejtues te Larte te cilet gjate 30 viteve i shkaterruan Asetet Kombëtare ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Dhe një gjë është e rendesishme, ata Zyrtarë që kanë firmosur aktet e grabitjes duhet të japin llogari përpara ligjit për shkatërrimin e pasurive tona të përbashkëta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply