
Shqiptari i parë që kërkoi Pavarësinë e Shqipërisë
Pak e dinë se Kërçova kishte përfaqësuesin e saj në Lidhjen e Prizrenit më 1878.
Ai ishte Jusuf Ali Beu nga Premka e Kërçovës, i njohur në qarqet diplomatike botërore si ALBANI. Pseudonimin e mori vetë, sepse që student në Stamboll kundërshtonte kur e quanin “Arnaut” – ai ishte Albany, Shqiptar.
Kush ishte?
• Deputet në Parlamentin e parë Osman (1876)
• Emigrant politik në Sofje pas shpërndarjes së parlamentit nga Sulltan Abdyl Hamidi
• Delegat i Lidhjes së Prizrenit dhe diplomat i saj përballë Fuqive të Mëdha
Në takimin me gjeneralin rus Totleben në Edrene, më 18 tetor 1878, në pyetjen “Çfarë kërkojnë shqiptarët?”, ai përgjigjet qartë:
“Shqiptarët për vete asgjë nuk dëshirojnë më tepër se çfarë është bërë për kombet e tjera të Gadishullit Ballkanik, e kjo është njohja e pavarësisë së tyre dhe e drejta për të krijuar principatën e tyre.”
Ishte botues i 4 gazetave në Sofje (Tarla, Natas, Dikkat, Ittifak) dhe autor i librit të parë politik për shtetin e pavarur shqiptar.
Gazeta ruse “Golos” (1880) e përshkruante: “Shqiptar i vërtetë, i mençur dhe trim. Askush nuk e njeh Ballkanin më mirë se ai.”
Vdiq në vitin 1925 në Stamboll, por ideja e tij jeton.
Lavdi veprës së Rilindësit tonë
Burimi/Facebook/Kercova New


Leave a Reply