Fola plotë në këtë botë,
ca zunë vend, ca shkuan kot…
E kam të qetë zemër e shpirt,
se unë flas me gjithësinë…
Flas me diell e me yje,
flas me hënën e porsa zënë…
Flas me fusha e me kodër,
ku jam ulur dhe me shkëmb…
Flas me lule e me zogj
e me çdo gjë që më gëzon…
Flas me frymën në kraharor,
sikur kam botën në dorë…
Flas me fjalë, flas dhe me këngë
herë me zë e herë pa zë…
Flas me zemër e me shpirt,
me ata, që më kuptojnë mirë…
Dhe me ata, që më dëgjojne
e që për çdo gjë nuk kundërshtojnë….
Flas e qetë e plotë dashuri,
por mashtruesit gjuhën s’ja di…
Përqafoj dete e lumenj
e iki larg nga budallenjt…
Dhe prej atyre me kokë strralli,
që s’dinë nga lidhet gomari…
Flas me mimikë e me xheste
falmëni … se dhe unë kam vese☺️
Do flas e folsha me vlerë
sa të jem në këtë jetë.
Paçi një javë të mbarë e të bukur si muzika e jugut! Lumja…
Burimi/Facebook


Leave a Reply