(E përgjithshme si fenomen
për skeptikë kryeneç,
që ngjajnë hënës,
15 ditë bën dritë t’argjentë
15 ditë rrin e fshehtë)
S’më ka pëlqyer t’ulem ku s’kam vëndin,
as aty ku m’thonë s’je i mirëpritur,
dua t’i ngjaj skulptorit që gdhend shkëmbin,
me durim i jep formë të bukur çdo ditë.
Për vendin ku ulem s’dua t’mërzitet askush,
kush mërzitet t’ma thotë troç pa hezitim,
dua t’i ngjaj skulptorit që zgedh gurët,
formë ju jep poretreteve me daltën e tij.
Miqësia s’matet me sofër e vende,
as me vite shkolle e moshe mbi shpinë,
sinqeriteti s’matet me barcaleta,
sinqeriteti pastër e peshorja më e mirë.
Xhavit Gasa
Burimi/Facebook


Leave a Reply