Nga Abdulla Diku
Në murin e vjetër, ku heshtja ka rënë,
Një dritare e vogël me hekura nxirë,
Si shpresë që lind, kur gjithçka është lënë
Një lule e verdhë, mes gurëve ka mbirë
Asnjë dorë s’e mbolli, asnjë sy s’e pa,
Veç toka dhe dielli i dhanë një përqafim,
Ajo rritet e qetë, me zjarr jete brenda,
Një shpirt i vogël që sfidon çdo mallkim.
Në dritaren e ftohtë, ku askush se sheh,
Lulëzon e hijshme, krenare në vetmi,
Si fjalía e fundit e një dashurie të vjetër,
“Unë jam këtu, – mos më harro ti”
Në foto: Një lule në dritaren e një kulle të braktisur në Mirditë.
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply