Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet Seminari XVIII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, një aktivitet i rëndësishëm që i kushtohet ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës amtare jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ky edicion fokusohet te mundësitë dhe sfidat që sjell teknologjia digjitale në procesin e mësimdhënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Pjesëmarrësit po trajtojnë çështje thelbësore për të ardhmen e arsimit shqip, veçanërisht në një kohë kur mjetet digjitale po bëhen gjithnjë e më të domosdoshme në klasat e mërgatës.
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi ishte e pranishme në të gjitha seancat plenare dhe punimet në grupe, me një përfaqësim dinjitoz dhe me përvojë të drejtpërdrejtë nga terreni mësimor.



Burimi/Facebook/Albanian News


Leave a Reply