Sa herë troket ky fund-Korriku
prush më hedh në kraharuar
ky mall-i zjarrtë sytë m’i piku
E dinë ata që janë mërguar.
Sikur askush të mos më pres
Asnjë i gjallë, zok a njeri
Mjafton një lule me pak vesë
O një zabel ku fryn veri…
Mjafton dhe ferra që më grisi
Hapat e mi dikur fëmijë
Me vrull unë vrapin prap e nisi
me mall të ethshëm tek ju të vijë
Vendlindjen e mora me vete
E ruaj këtu m’u në gji
Vjosa më vërshon në vena
Buna dhe Drini me furi…
Skënder Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply