I dërgova djalit, që kam në kurbet,
Bakllavanë e pjekur, mbushur me sherbet.
Edhe gjelin e detit, e bëra kallkan,
Se do çaj dete, edhe oqean.
Dy-tri pagure, me verë e raki,
Se i kemi bio, i bëjmë në shtëpi.
Dhe për vaj ulliri, nëna s’harron,
Ty ta kam nisur plot një gallon.
Djathë edhe gjizë, e dy vazo gjalpë,
Kaq të nis nëna, se do të nis prapë.
Tre kile ullinj, vetë i përgatita,
Në fund të çantës, për pak i harrova.
Ndërsa për fasulet, mbusha një cakullë,
Ca i ke të bardha, ca me pak lule.
Të më falësh bir, s’kisha shumë lekë,
Të bleva cigare, pesë a gjashtë stekë.
Nga duhani plakut, mbusha rreth një kile,
Është duhan i fortë, nuk të bën me hile.
Edhe kafe turke të ka nisur nëna,
Ta pish me gruan, kur kthehesh nga puna.
Desha të të nisja dhe ca gogozhare,
Po i harroi nëna, aty në dritare.
Nuk harrova bir, kam vënë dhe trahana,
Të gatuajë nusja, haje për sabah.
Tridhjetë kokrra vezë, të freskëta, safi,
Kaq të nisi nëna – veç për fëmijë.
Për të çuar çantën, taksi faturuam,
Te autobuzi, desh u ofenduam.
Se unë edhe plaku, nuk kishim më takat,
Ta ngjitnim valixhen lart mbi bagazh.
Po shyqyr shoferi, djalë me takat,
E mori valixhen dhe e hodhi lart.
Nëse ndonjë gjë mund të kem harruar,
Më fal biri nënës – jam e moshuar.
-Poezi popullore-
Thenie te bukura
Burimi/Facebook


Leave a Reply