Në Kafen e Madhe, në zemër të Shkodrës,
ku daullet binin me hare të modhës,
një dasmë shqiptare – me nuse, me krushq,
me këngë, me valle, me dashni pa frushk.
Trëndafil qeshte në ballin e nuses,
ylli i saj ndriçonte mbi buzë të gjyshes.
E në atë çast, mbi katin e lartë,
një nënë u shemb, si shkëmb i vrarë.
“Tre djemtë e mi,” – klithi në terr,
“i mori lufta, m’i dogji ferr…”
Kosovare e mjerë, e shprishur nga dhimbja,
mbeti me mall, me zemrën si grimca.
Babai i nuses, i bardhë në mendim,
ndali muzikën – për nder, për kujtim.
“Për nënën që humbi dritën e saj,
le të pushojë dasma sot për pak çaste, o shaj…”
U shua daullja, u trembën violinat,
heshti hareja, si fjetën të gjitha ditnat.
Por zbriti më pas, me hapin e jetës,
ajo nënë e madhe, me dhimbje të shenjtës.
“Jo bre, mosni, mosni kështu,
mos ma ndalni gëzimin për mu.
Shkjau kërkon me na mbyllë buzëqeshjen,
me na ngri dasmën, me na djegë shpresën…”
Mori mikrofonin me duar të dridhura,
por zëri i saj ishte dritë në të ngrira:
“Sa bukur na ka dalë nusja, MashaAllah!”
U puth nuse e lot, u bë zemra bahçë pa vra.
E 300 zemra shpërthyen në lot,
me zëra që ndanë qiellin më kot.
“Mos m’prek ti shkja Drenicën time,
se kam Azem Galicën n’zemër që s’vdes kurrë me kohë e me grime!”
Burimi/Facebook/Vargje të skalitura mbi gur – Poezi


Leave a Reply