Një nga figurat më të mëdha të letërsisë botërore, Pablo Neruda ishte poet, diplomat dhe aktivist politik nga Kili, i njohur për pasionin, ndjeshmërinë dhe forcën shpërthyese të poezive të tij.
Shkrimi me bojë të gjelbër ishte një prej veçorive të tij, një simbol personal i shpresës dhe dëshirës.
Disa nga veprat më të njohura përfshijnë:
“Veinte poemas de amor y una canción desesperada” (1924), “Njëzet poema dashurie dhe një këngë dëshpërimi”, një nga koleksionet më të njohura të poezisë dashurore në shekullin XX.
Poezi surrealiste, poezi politike dhe lirika të fuqishme mbi dashurinë dhe natyrën.
“Canto General”, një epikë për historinë dhe identitetin e Amerikës Latine.
1971 – Fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, për poezinë që “me forcën e një fryme që i jep jetë një kontinenti”.
Neruda mbetet një zë i pavdekshëm i pasionit njerëzor dhe rebelimit shpirtëror.
Një poet që nuk shkroi vetëm për dashurinë ndaj një personi, por edhe për dashurinë ndaj njerëzimit.
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply