Poshtë saj kalon lumi i Vlushës, lumi që i bie mespërmes qytetit. Dikur qytetarët bënin plazh në këtë lumë.
Sot kemi një hidrocentral budalla që ka tharë dynjanë në këmbim të këtyre 5 megavat energji që japin.
Nga Dashnor Dosti
Kujtojmë: Kjo urë u ndërtua në vitin 1640 nga kryearkitekti i Perandorisë Osmane, Arkitekt Kasemi. Emri i tij i gjatë ishte Reis Mimar Kasëm dhe origjinën e kishte nga zona e Tomorricës, rrëzë Malit Tomorr.
Studiues të ndryshëm pohojnë se ai ishte nga Grëmshi i Tomorricës.
Kjo urë me vlera të spikatura arkitekurore është 26 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe harku i madh i saj është 12 metra.
Ura ruhet relativisht në gjëndje të mirë dhe vazhdon të mbetet si hallkë kryesore lidhëse midis zonave të krahinës.
Ura e Kasabashit është e ndërtuar mbi Vlushë, njera degë e lumit Osum. Ajo ndodhet afro 1 km larg qytetit të Çorovodës.
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply