Verore
Kur shpellari shkon tek stani.
Një fjalë dhe një histori.
Kur ne ishim të zotët e tokës në lindje, diku nga një cep, shihnim një ishull përtej Detit të Verdhë. E shihnim, por nuk i dinim emrin.
Dikur, nga anët tona, burr e grua kishin të drejtë të krijonin familje, por kurrsesi nuk kishin të drejtë t’i zinin emrin gruas nga burri dhe burrit nga gruaja.
– A njeve? – i drejtoheshin njëri-tjetrit. Kështu ishte bërë zakon dhe në situata normale e kuptonin se po e thërriste burri gruan apo anasjelltas.
Në jetë ka dhe situata jo normale. Psh, kur nevrikosej burri duke pritur përgjigjen nga gruaja, i drejtohej:
– A po ni(n) (a po dëgjon)?
Duke qenë se nga ishulli përtej detit nuk na vinte përgjigje, e thërritëm me sa kishim në kokë:
– A po niiin?
Kështu mbeti emri i ishullit Japoni. Siç e shihni, shpjegohet vetëm nga …
Në fakt, ne nuk na pëlqyen ato toka e as Deti i Verdhë. Kështu, u larguam dhe tokën tonë ua lamë kinezëve.
Për dreq, na shpëtoi nga brezi një copë letër. Çfarë bënë kinezët, se?!
Besa, ato morën letrën tonë, e panë dhe i thanë botës se letrën e shpikën ata.
Burimi/Facebook


Leave a Reply