Kjo është mjeke.
Me sy të fryrë nga lodhja, me zemër që shpesh pikon pa u dukur.
Nuk është heroinë në filma, por në jetë reale.
Nuk e tremb vdekja, por e dhemb indiferenca.
Sot, ajo la në heshtje dy pacientë që u shuan para syve të saj.
Njërin e përqafoi në çastin e fundit, kur sytë iu mbushën me dhimbjen e një babai që humbi djalin.
Tjetri – një plak i qetë – i tha vetëm:
“Më laje flokët, tani mund të largohem i pastër.”
Familja e tij nuk ishte aty. Ajo po.
Dhe kur gjithçka mbaroi… ajo u mbështet në murin e spitalit, e vetme, dhe qau.
Askush nuk e pa. Askush nuk i foli.
Sepse kush kujdeset për të tjerët, shpesh harrohet.
Por në shumë vende të botës, ajo nuk është vetëm e harruar – është edhe në rrezik.
Në Gaza, Ukrainë, Siri, Sudan – mjeket goditen nga bombat, ndalohen në punë, rrezikojnë jetën për të shpëtuar jetën.
Shtrihen mbi fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa mbi ta bien predhat e barbarëve.
❗ Mjekët dhe mjeket nuk janë as robotë, as shënjestra. Janë shpresë.
Dhe ne nuk kemi të drejtë t’i harrojmë.
Nëse takoni një mjeke sot, mos kërkoni histori heroizmi.
Vetëm thuaji:
“Faleminderit që ishe aty kur askush tjetër nuk ishte.”
Ndoshta kjo fjalë nuk shëron plagët, por mban gjallë shpirtin që i mbulon.
Burimi/Facebook/Rrethi Tepelenë


Leave a Reply