Prej disa vitesh, vera është stina ime e preferuar. Është stina që lehtëson mallin…
Shtëpia mbushet plot me zëra fëmijësh , nipër e mbesa që rriten larg syve të mi, e kur i shoh, më duket sikur më kanë ikur copëza të tëra fëmijërie pa kuptuar. Dhe unë, me gjithë dëshirën për t’i përjetuar nga e para, nis të hap faqe të reja kujtimesh, duke u kapur pas çdo detaji të tyre, ndonjëherë deri në bezdi, si për të rifituar kohën e humbur.
Nga ana tjetër, telefoni mbushet me mesazhe nga miqtë e ngushtë , ata që jetojnë jashtë dhe mezi presin të shihemi. Dhe zemra më shtrëngon kur kuptoj se ata, diku diku 20 miqte më të mirë që kam pasur në jetë, jetojnë larg meje. Por takimet me ta janë terapi për shpirtin. Bisedat nisin pikërisht aty ku i kemi lënë një verë më parë… dhe aty kuptoj se jeta ka ecur për të gjithë , secili ka pasur një histori që unë nuk kam qenë aty ta dëgjoj, por zemra ime ka qenë gjithmonë me ta. Dhe gëzohem pafund që ata ia kanë dalë , sepse janë të fortë, të mirë, ashtu siç zemra ime gjithmonë i ka dashur.
Do të doja që Shkodra të kishte përherë verë në shpirt…
Për prindërit që takojnë fëmijët,
për rrugët që mbushen me jetë,
për restorantet ku çdo natë ngjan me një festë familjare,
për dollitë që kercasin me mall e mirëseardhje çdo ditë.
Vera në Shkodër nuk është thjesht një stinë!
Burimi/Facebook
V:O – Fotoja marre nga rrjeti


Leave a Reply