(Poezi epike, për Betejën e Nokshiqit, në breg të lumit Lim)
Në Plavë e Gusi, kur ra kushtrimi, ,
ku Lim’i rrjedh me shpirtin e rrëfimit,
u ngrit flamuri, u dha betimi,
për gjak e truall, për flamurin e shqipes.
Ballë për ballë – jetës e vdekjes,
po përplaseshin në shpatat e të drejtes,
në brigjet e Limit, nën hijet e maleve,
luftonte Bajraku i Llapashtices.
Nëntë dëshmorët nga Bajraku i Llapashticës,
me sy t’shqiponjes, por shpirt prej zjarri,
nisën bijtë në luftra pa kthim,
Nënat me fjalë t’shenjta:
“O bir, mos më u kthe pa fitore,
nëse m’kthen veç me trup e pa nder,
ma mirë mos e gjej varrin tand,
se n’Llapashticë kthehen veç trima.”
Në ballë të burrnisë, me gjak flamur,
Hysen Havolli, hijeshëm, burrnisht,
e Syl Caka i Xhekës, shigjetë e malit,
i prinin trimat për Atdhe e për besë.
Brigjet e Limit u skuqën si prush,
nuk rridhte ujë – por kroje me gjak,
u mbush toka me varre,
ku luftonte gjaku i fisit të lashtë.
Prej Llapit e Llapashticës s’kish kthim,
djemt më të mirë rrënjë i dhanë tokës,
s’u dorëzuan para Cetinës,
as para kralit me fytyrë zezës.
Kral Nikolla çoi gjithë mallkimin,
por u ndesh me nderin që s’bjer kurrë,
me zemrën e nënës që lind për liri,
e rrit me legjendë dhe e përcjell me besë.
Në Nokshiq rronte krejt Shqipëria,
në çdo britmë, në çdo plagë që digjte,
e pushka që kriste prej Llapit e Gollakut,
ish kanga e shpirtit që s’di me heshtë.
Nëntë nëna me shami t’bardha,
s’kishin më lot, veç flakë n’zemër,
me emrat e bijve varur në buzë,
si yje që s’fiken kurrë.
Dhe kur të ndalet gjaku në histori,
le të rrojë kujtimi si mal e si lis,
për nëntë Dëshmorët e Bajrakut të Llapashticës,
që u bënë tokë, u bënë flamur, u bënë Shqipëri.
P. S: Me 4 dhjetor 1879, para 145 viteve, afer Plaves u zhvillua Beteja e Nokshiqit. Nen komanden e Ali Pashe Gusise, i mbeshtetur prej vullnetareve nga mbar hapesirat shqiptare, i thyen forcat Malazeze. Lufta pati pasoja te renda nga dy palet.
Nga Bajraku i Llapashticës ranë dëshmor, nëntë luftëtar.
Sadat Cakiqi
Burimi/Facebook


Leave a Reply