Në bahçen e fëmijërisë sot flenë kujtimet e mija,
taman si mozaik i përzier tingujsh dhe ngjyrash,
të kornizuara si njē panoramë që nga lindja,
e deri në rritjen time mes ëndrrash dhe dëshirash.
Më fshihen kujtimet atje,në përqafimet e nënës,
që me vete mi mori ajo,ka vite në botën tjetër,
në bregun e detit,liqenit,lumit,
atje pranë luginës,
në themelet,çatllat apo oborrin e shtëpisë së vjetër.
Fshihen në ajrin e vendlindjes që më ledhatoi fytyrën,
në hapat e parë,në pengesat e vendin ku u rrëzova,
në kureshtjen time atëherë,se kush e krijoi natyrën,
në ditët kur u dëshpërova,
gëzova apo ëndërrova.
Fshihen ato në sa e sa shtigje me ferra,rrugica me gurë,
aty poshtë asfaltit që tashmë mbi to është shtruar,
fshihen nën brazdat që dikur ishin të mbjella me grurë,
tërshërē,panxhar sheqeri,
pambuk,a tashmë djerrësuar.
Fshihen nën samarin e mushkës që unë e ngisja,
me shokë e shoqe,herë me gëzim e herë të frikësuar,
në sytē e pelës arabe që sa herë i hypja e i zbrisja,
apo në gjurmët që ajo linte livadheve duke trokëlluar.
Më fshihen kujtimet në mes petalesh trëndafilash,
në gjembat e tyre që shpesh më gjakosnin duart,
në kroje,tingujt gjinkallash apo këngë bilbilash,
në rrjedhë burimesh,bukurinë e natyrës që zoti kish krijuar.
M’fshihen kujtimet në vrimat e bohçeve të lulediellit,
që dikur me duart e vogla unë i pata këputur e shkokluar,
më fshihen ato në vargjet e bukura të Naimit e Migjenit,
që me dëshirë e lot i pata lexuar,mësuar e recituar.
Më fshihen kujtimet në klasat e shkollave ku kam mësuar,
në ato shkrime të shumta që mbi banka ne gdhendëm,
në vrimat që lanë plumbat mbi tabelë ku pata qëlluar,
nē ditēt e zborit kur ishim përgatitur aq t’vëmendshëm.
Fshihen në ndjenjat e para që kishin filluar t’shpërthenin,
e që kurrë nuk arrita askujt tja shfaq apo disi t ja them,
por që dhe sot e kësaj dite në vehte ruaj sekretin,
simpati që mbrapa m’kthen e n’shpirt përjetësisht flen.
Këto e të tjera kujtime më flenë në bahçen e fëmijërisë.
atje,në vendin dhe kohën më të bukur që egziston,
qē sot u zgjuan e më trokitën në portën e pleqërisē,
e unë e ngazëllyer e hap,i përqafoj e ndonjë lot pikon.
Kristina
Burimi/Facebook


Leave a Reply