Njëherë e një kohë, një dervish shkoi tek berberi për dhe i tha: Jepi briskut, berber efendi! Berberi filloi t’ia rruante kokën dervishit dhe në momentin që kishte mbaruar njërën anë dhe filloi të rruante anën tjetër të kokës, hyri brenda gangoja i lagjes. Ai shkoi drejt e te dervishi, ia futi një shpullë të fortë në anën e rruar të kokës dhe bërtiti: Çohu mor kungull, çohu se do të rruhem unë.
Dervishi ishte durimtar i madh. Ai ishte ‘pa dorë për atë që e godet, pa gjuhë për atë që e ofendon’ dhe besonte se çdo gjë që vinte nga njerëzit ishte vullneti i Zotit. Megjithatë, gjuha e bullizuesit nuk ndalej gjatë gjithë kohës që rruhej dhe e tallte vazhdimisht dervishin, ‘Kungull andej e kungull këtej’, nuk e hoqi një moment të vetëm kungullin nga goja.
Më në fund, rruajtja mbaroi dhe gangoja doli nga berberhania. Sapo hodhi disa hapa, kur një karrocë me kuaj që kishte dalë jashtë kontrollit, zbriti kodrën dhe e vuri gangon poshtë. Bullizuesi dha shpirt aty për aty në mënyrën më të tmerrshme. Berberi ktheu sytë nga dervishi dhe e pyeti: A nuk ishte pak i tepruar mallkimi jot, o dervish?
Dervishi përgjigjet i zhytur në mendime: Betohem në Zot se nuk e mallkova. E fala dhe ia bëra hallall hakun tim që pa dalë nga berberhania. Madje as nuk u ofendova prej tij, por shiko or mik se edhe kungulli e ka një Zot, dhe me siguri duhet të jetë ofenduar rëndë!
Mësimi:
Dervishi dhe poeti i madh turk Junus Emre, ka thënë: S’ka gjë, Krijuesi është ndihmësi yt. Mos kujto se ajo që bën shtypësi do ti sjellë fitim. Rënkimi i të shtypurit e rrëzon edhe mbretin. Por e gjithë kjo, vjen në kohën e duhur!
Burimi/Facebook/Thenie Te Mencura


Leave a Reply