(Ata që nuk harrohen)
Kur kalon në Gjuhadol, kthen e futesh ne rrugicën që të çon tek Kisha e Fretenve. Në të majtë, asht nji shpi e bukur karakteristike, tip vilë dykatëshe.
Edhe në Galerinë e Arteve në Tiranë, gjendet një portret i punuem prej piktorit shkodran Ndoc Martini.
Portreti asht i nji intelektuali i cili nuk ishte as artist, as sportist, as piktor, as shkrimtar e as tregtar, (si shumë qytetarë shkodrane), por ishte pronari i shpisë në fjalë, doktor Pjeter Prela, (nji prej mjekëve të parë të diplomuem në Francë),shok e mik i piktorit.
Pjetri, djalë i ri me plot energji, prej nji familje të mirë shkodrane, sapo kryen studimet me rezultate të nalta në Paris, emnohet mjek në spitalin e njohur të Cannes në Coté Azur – France. Punon me pasionin e një mjeku të ri ku dallohet për sjellje tuj fitu respektin e shokëve të tij mjek dhe të sëmurëve.
Ma vonë, lufta që shpërtheu e gjen mjek në ushtri, (në prapavijë), ku i shërben me devotshmëni ushtarëve të plagosun, shpesh edhe tuj vu kryet në rrezik.
Me mbarimin e luftës doktor Prela kthehet në atdhe, në Shkoder (e cila ka nevojë për mjek), i nderuem per sherbimet e kryeme në Francë me medaljen “Oficer i nalte i legjionit të nderit”
Akti patriotik i doktor Preles me lanë karrieren e tij në Francë “u shpërblye” prej sistemit që erdhi në fuqi mbas luftës, si për të gjithë intelektualet …
U emnu mjek në katunde e për ma tepër i morën edhe shpine tuj e kthy në gjykatë ushtarake.
Në këtë shpi, ku u vendos i pari aparat radiologjie, e ku bante vizita doktor Prela me metodën e tij edhe alternative (kur i sëmuri nuk paraqiste rrezik i thonte: “a don me u shëndoshë 5 ditë e më ilaçe apo 10 dite e pa ilaçe”? ) Në studion e tij të kësaj shpie ku shpetoheshin jetë, u ba e kundërta. Çdo ditë dënoheshin në këtë gjykatë me dënimet nga më të rrepta, bashkëqytetarë të doktorit, i cili vdiq në dëshpërim në vitin 1965.
(Ne foto: Portreti i doktor Preles dhe shpia e tij.)

Burimi/Facebook


Leave a Reply