🚫 Pas 12 vitesh në pushtet Rilindja ja del ta çojë Shqipërinë të fundit në PISA.
🚫 Shqipëria lë pas Filipinet, Palestinën, Uzbekistanin dhe çdo shtet tjetër në botë.
🚫 Shqipëria çdo ditë e më tepër po thyen rekorde negative në çdo rankim të çdo fushe, apo sektori të caktuar.
🚫 Për herë të parë, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në mbarë botën për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’u angazhuar në mënyrë produktive në gjenerimin, vlerësimin dhe përmirësimin e ideve.
🚫 Rezultatet e testit për Shqipërinë janë tronditëse. Qeverisë së majtë socialiste iu deshën 12 vjet për ta renditur Shqipërinë si vendin e fundit në botë.
🚫 OECD i ka matur aftësite e nxënësve për mendimin krijues në 64 vende të botës.
🔸️-Në vendin e parë është renditur Singapori me një vlerësim prej 41 pikësh.
🔸️-Shqipëria është renditur e fundit duke u vlerësuar me vetëm 13 pikë.
🔸️-Mesatarja e vendeve të OECD ka rezultuar 33 pikë.
🚫 Përkeqësimi dramatik i renditjes së Shqipërisë në Programin e Vlerësimit Ndërkombëtar të Studenteve gjatë viteve të fundit vazhdon të prodhojë rekorde të reja negative.
🚫 Këtë herë duke u renditur në fundin e fundit dhe ky nuk është një tregues abstrakt, i parëndësishëm. Mendimi krijues është një nga aftësitë kryesore në botën e sotme moderne.
🚫 Dixhitalizimi dhe inteligjenca artificiale përparojnë, premiumi mbi inovacionin, krijimarinë dhe mendimin kritik vazhdon të rritet gjithmonë e më shumë në krahasim me aftësitë rutinë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj automatizimit.
🚫 Të menduarit krijues nuk ka të bëjë vetëm me të qenit konkurrues në tregun e punës, ai vepron si një stimul i fuqishëm për të mësuarit në vetvete, duke thelluar përthithjen e dijeve nga studentët si dhe duke stimuluar zhvillimin emocional dhe mirëqënien e tyre.
🚫 Një rekord turpi në kufijtë e dramës kombëtare.
🚫 Teksa bota avancon drejt inteligjencës artificiale, sistemi arsimor i Shqipërisë zhytet thellë e më thellë në injorancë duke paralajmëruar kohë të vështira për të ardhmen e ekonomisë dhe vetë Shqipërisë.


Burimi/Facebook/LAJME NGA BOTA


Leave a Reply