Gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet më 10 dhjetor.
Enton Dhimitri do të jetë gjyqtari relator i çështjes ndërsa shorti më herët kishte caktuar Sokol Binajn që prej 2022, por që në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka dhënë dorëheqjen, dhe ishte caktuar si relator gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala teksa nuk dihen ende arsyet e largimit edhe të këtij të fundit nga çështja.
Binaj dha dorëheqjen me argumentin se ka shqyrtuar kërkesa të mëhershme gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda.
SPAK ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.
Ndërkohë ish-gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi për shpërdorim detyre me 5 vite burg, që zbriste në 3.4 vite me gjykim të shkurtuar, por në fund vendosi pezullimin e dënimit dhe vënien në provë.
Më pas ky vendim u ankimua nga të dyja palët dhe Apeli i GJKKO-së e prishi vendimin e pezullimit të dënimit duke caktuar 3.4 vite burg. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit pa e shlyer gjithë dënimin për shkak të disa rrethanave familjare.
Në Gjykatë e Lartë veç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e sancës dhe dy anëtarë të tjerë të tjerë të trupës, për të shëyrtuar rekursin e SPAK dhe atë të vetë Tahirit që kërkon pafajësi.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor 2026, për të shqyrtuar rekursin e SPAK por edhe të Saimir Tahirit, lidhur me çështjen penale të hapur për trafik droge dhe grup i syrukturuar kriminal ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Burimi/Facebook/syri.tv


Leave a Reply