🌟 🎶 Nën qiellin e hapur, ku tingujt u ngjitën në ajër si lutje dashurie për qytetin, Bujar Qamili “Nderi i Kombit”, solli shpirtin e muzikës në një Koncert Recital që mbushi Sheshin e Bashkisë me dritë, emocion dhe krenari.
Nën moton “PËR TY SHKODËR”, qindra zemra shkodrane pulsonin në një ritëm dhe e përjetuan këtë mbrëmje si një falënderim hyjnor për dashurinë e tyre ndaj artit.
Shumë turistë zbuluan një copëz të vërtetë të shpirtit shqiptar, të rinj e të moshuar, të gjithë të bashkuar në një përqafim të madh festiv, si në një ëndërr që nuk do të shuhet kurrë.
Kjo nuk ishte thjesht një ngjarje. Ishte një himn për Shkodrën, një falënderim për gjithçka që kjo tokë i ka dhënë kulturës, artit dhe shpirtit shqiptar.
✍️✨ Kam nderin dhe emocionin e thellë ta ndaj me ju kënaqsinë jo vetëm si libretist i këtij koncerti që përjetoi zemra e qytetit tim, por edhe si autor i tre teksteve që u kthyen në këngë dhe morën jetë në skenë.
💙 E ndjej të domosdoshme të ndaj me ju një nga këto këngë, titulluar “Zemrën ta kam falë”, të performuar live nga Bujar Qamili dhe Artiola Toska,
një duet që preku dritaret e shpirtit dhe ringjalli dashurinë për fjalën e kënduar.
🌟 🎶 Ju ftoj ta përjetoni këtë çast sërish.
Jo vetëm si dëgjues, por si dëshmitarë të një nate që Shkodra do ta mbajë mend gjatë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply