Kur një zonjë e moshuar vdiq në një azil pleqsh, të gjithë menduan se ajo nuk kishte lënë asgjë me rëndësi.
Ajo kishte jetuar në heshtje, midis atyre dhomave, pa bërë shumë zhurmë.
Por kur infermieret kontrolluan gjërat e saj të pakta, gjetën një letër.
Ishte një tekst i thjeshtë ,por kjo i preku zemrat e të gjithëve.
Një poezi e vogël që tregonte një të vërtetë që shpesh e harrojmë.
Thuhej kështu:
Çfarë po sheh, infermiere? Çfarë shihni?
Kur më shikoni mua, çfarë mendon se sheh?
Një zonjë e moshuar e nevrikosur, e hutuar dhe e zakonshme,
me një vështrim bosh.
Ajo që refuzon ushqimin, që nuk përgjigjet kur i flet ëmbëlsisht:
“Hajde, zonjë, bëj një përpjekje…”
Plaka që, sipas teje, nuk kupton çfarë po ndodh përreth saj, që gjithmonë humbet një pantoflë apo mendjen per monentin .
Ajo që e lë veten të lahet, të preket, të qortohet,
pa u kundërshtuar kurrë.
A është kjo ajo që shihni? A është kjo ideja jote për mua?
Nëse po… hapni sytë. Sepse ajo që sheh… nuk jam unë.
Tani do t’ju tregoj se kush jam në të vërtetë.
“Unë jam një vajzë 10 vjeçe,
me një baba dhe një nënë që më përqafojnë fort,
me vëllezër e motra që më bëjnë të qesh.
Jam një vajzë 16-vjeçare, me ëndrra të lehta si pupla duke pritur të bie në dashuri.
Në moshën 20 vjeç jam një nuse e emocionuar,
që premton dashuri të përjetshme me një zemër që rreh fort.
Në moshën 25 vjeç, i mbaj fëmijët e mi në krahë.
Unë kujdesem për ta, i udhëzoj, krijoj një shtëpi të ngrohtë për ta.
Në moshën 30 vjeç, i shoh të rriten shumë shpejt,
por lidhjet që na bashkojnë duken të përjetshme.
Në moshën 40 vjeç, shtëpia është më e zbrazët,
por pranë meje është ende burri i jetës sime.
Në moshën 50 vjeç, jam rikthyer të mbaj fëmijë në krahë:
ata janë nipërit e mbesat e mia.
Edhe po perjetoj dashurinë më të pastër për herë të dytë.
Pastaj vijnë hijet.
Im shoq nuk jeton më.
E ardhmja më tremb.
Fëmijët e mi kanë familjet e tyre.
Unë qëndroj këtu, duke parë prapa…
dhe për të kujtuar gjithë dashurinë e përjetuar.
Tani jam plakë.
Trupi im është i lodhur, forca ime po më braktis.
Aty ku dikur ishte një zemër, tani ka një plagë që nuk shërohet.
Por brenda këtyre kockave të brishta,
ajo vajzë është ende gjallë.
Zemra, kur më pak e pres,mbushet me emocione.
I kujtoj ditët e mia,
I rijetoj dashuritë e mia,
Dhe shpesh mendja rikthen jetën time.
Edhe pse e di që asgjë nuk zgjat përgjithmonë,
Unë pranoj gjithçka me mirënjohje.
Pra, ju lutem… hapni sytë. Më shikoni vërtetë.
Nuk është vetëm një grua e moshuar, e lodhur dhe e heshtur përpara teje.
Jam këtu.
Me historinë time.
Me jetën time.
Me shpirtin tim.
Mbaji mend këto fjalë herën tjetër që takon një të moshuar.
Ndaloni për një moment. Shikojeni vërtetë.
Sepse pas çdo rrudhe…
ka një shpirt që ka jetuar.
Burimi/Facebook/Thenie te ndryshme


Leave a Reply