Nje koment i z Zalo Hysi i cili ka punuar inxhinier bordi (teknik fluturimi) me keto helikoptere nga -‘’dhjetori 1967 deri ne qershor 2006, kur helikopteri MI-4 e mbylli karieren e tij ne Shqiperi. Ishin 36 ing. bordi teknike majore, qe kane bere shkollen, Skenderbej, Shkollen e bashkuar, Shkollen e aviacionit ne Vlore. Ne helikoptere quheshin inxhinjere bordi fluturues dhe jo ‘’teknik toke’’ sic quheshin ata te aviacionit MIG.
Regjimenti i Farkes nr 3780 kishte tre skuadrilje me nga 12 helikoptere, gjithsej 36 helikoptere, me ekuipazh fluturues prej tre veta cdo helikopter.
1-Piloti i majte ishte komandanti.
2-Piloti i dyte ndihmes dhe kordinim veprimesh me harten ne kabine.
3- Ing. fluturues i bordit i cili e pregatiste ne toke 3.5 deri ne 4 ore, cdo dite dhe me rregullore helikopteri MI-4 nuk ngrihej ne fluturim kurre pa ing. fluturues.
Ne ajer funksionet e ing. bortit (tekniku fluturues) jane:-
1-Qitja me mitrolozin 12.7 mm ne ajer.
2-Centrimi peshave.
3 -Hedhja e 12 parashutisteve nga helikopteri.
4-Vendosja e barelave me 8 te plagosur.
5- Ne sedilen e trete ne kabine rrinte tekniku fluturues i bordit i cili kishte nen kontroll tabelen e instrumentave te anes se djathte.
6-Po u vra njeri nga pilotet ing. bordit tekniku fluturues direkt zevendesonte pilotin e vrare apo te plagosur, etj.
Dikur trajtimi i ing. bort tekniku fluturues ishte i njejte si i te dy piloteve, ne page, ushqim, veshjen speciale, pushimet ne kavalishence 45 dite etj.’’.
Burimi/Facebook


Leave a Reply