Një ditë, një grua shkoi në lumë për të marrë ujë dhe pa një gjarpër të plagosur në breg, duke fishkëllyer nga dhimbja dhe mezi lëvizte.
Duke ndjerë keqardhje për të, ajo e mori dhe e çoi në shtëpi.
Gjarpri i tha:
“Nëse kujdesesh për mua, unë do të të mbroj në këmbim.”
Kështu që ata bënë një pakt.
Gruaja u kujdes për gjarprin me kujdes, jo nga dashuria, por me shpresën për të marrë mbrojtjen e premtuar.
Gjarpri e mbikqyri, jo nga mirënjohja, por sepse po kujdeseshin për të.
Natën, ai zvarritej nëpër shtëpi, duke qëndruar në heshtje.
Në mëngjes, ata pinë kafe së bashku dhe ecën në pyll.
Nga jashtë, ata dukeshin në harmoni të përsosur.
Por një ditë, pa paralajmërim, gjarpri e kafshoi. Pastaj u zhduk.
Gruaja bërtiti, jo vetëm nga dhimbja fizike, por nga tronditja dhe tradhtia.
Ajo e kërkoi kudo në shtëpi, por ai ishte zhdukur. Ajo brodhi gjithë botën me plagën e helmuar, duke kaluar pyje, lugina, shkretëtira…
Më në fund e gjeti atë, të fshehur në një shpellë.
E lodhur, duke u dridhur, e rraskapitur, ajo i bërtiti:
“Më shiko në sy! Më thuaj pse më kafshove! Të shpëtova! Të dhashë ngrohtësi dhe strehë!”
“Nuk doja të të kafshoja,” pëshpëriti gjarpri. “Por më kishe shkelur keq, nuk mund të lirohesha. Të të kafshoja ishte e vetmja mënyrë për t’u arratisur.”
“Pse nuk më the të lëvizja? Pse nuk më pyete?”
Ata debatuan. Ajo kërkoi përgjigje. Ai shmangu përgjegjësinë.
Kaluan orë të tëra. Pastaj ditë. Pastaj vite.
Asnjë mirëkuptim. Asnjë falje. Vetëm më shumë helm u përhap.
Më në fund, gruaja, tani e verbër, me trupin e dobësuar, arriti në një spital dhe u shemb në hyrje.
Ajo dëgjoi një zë:
“Fatkeqësisht, është tepër vonë. Ajo kaloi shumë kohë duke kërkuar përgjigje… në vend që të kërkonte ndihmë.”
Gabimi më i keq që mund të bësh, kur je lënduar, është të humbasësh jetën duke pyetur: Pse?
Duke u grindur me ata që të tradhtuan.
Duke kërkuar drejtësi aty ku nuk ka ndërgjegje.
Mos kërko shërim tek ata që të helmuan.
Mos kërko dritë aty ku ka vetëm errësirë.
Shpëto veten.
Kujdesu për shpirtin tënd.
Mbro zemrën tënde.
Mbro jetën tënde…
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Mesimi


Leave a Reply