Hajdutër,
kusarë,
Jetë nxirë,
Tru tharë
S’dua më të rri
Në qetësi
S’dua të kemë frik
Nga ju të gjithë
S’dua më të flas
Nëpër kafene
S’dua të shtirem
Të bëhem i pa fe
Nga ju unë pres
Më të voglën,gjithshka
Pres, ç’nuk pres
Ju jeni tuafë
Doni të më poshtëroni
Ngurrim mos keni
Doni të më vrisni
Ja ku më keni
Po dhe në vdiqa
Do bëhem lugat
Në gjumë do ju vij
Do ju futem në shtrat
Do ju persekutoj
Ashtu si ju mua
Do t’ju terrorizoj
Pa mëshirë dua
Ju pjell e dreqit jeni
Judën keni në shpirt
Varrmihsi për ju s’do ketë
As më të voglin mëshirë
Ju jeni kufomat
E Judës plakë
Jeni ju ata
Që s’njihni sevapë
Kërkoni me ngulm
Veç të fitoni
Shpirt nxirë jeni
Shpit terrori
Ju s’keni atme
S’keni atdhe
Nuk njihni Komb
Nuk njihni as fe
Errësirën bëtë shoqe
Natën shkelni çdo ligj
Ditën silleni si k……?
Kollarisur si manikin
Dogjët Shqipërinë
Prishët, shkatërruat
Varfëruat popullin
Ç’do ditë e terrorizuat
Ja hoqët trurin Kombit
Palcën çdo ditë
I pretë krah e kokë
E lat të zvarrisej përdit
E hodhët në Europ
Ju e detyruat
Në Kanada, e gjithkund
Vetë ju more ju e çuat
Me bëmat tuaja
Që i bëni çdo ditë
E detyruat inteligjencën
Të emigrohet pafundësisht
I bëni dhe mëkatarë
Dhe pse të till, s’jan
Balt hodhët mbi ata
Pse vendin e lanë
I rrahët, torturuat
I latë pa gjumë,
I detyruat të ikin
Më “dëshirë”s’iç thoni ju
Që ju të dilni lirshëm
Në gazeta a televizor
Të shkruani, të flisni
Broçkullat që mbani në gojë,
Ju flisni për popull
Flisni për drejtësi
Flisni për Parlament
Për Shtet Juridik
Shkruani aq shum
Sa a’skush s’ju beson
Po kaq shumë flisni
Sa goja ju shkumbon
Shpesh ju na ngjani
Me putanat pa fre
Që flasin shum,
Për imoralitet
Disa nga ju
Na thonë ca fjalë
Stabilizim-asocim
Përdorni çdo radhë
Thoni benefic
Implementim thoni
Kusar e terrorist
Gjithkund ju përdorni
Këto fjal flisni
Populli s’ju kupton
Do vij një ditë
Shqipen do harrojmë,
Jo për fajin tonë
Për të tuain o trutharë
Me fjal të huaja
Nuk bëheni intelektualë
Nuk bëhesh i mënçur
Pse flet me fjalë t’huaj
I mënçur je,kur?
Të kuptojn atë që thua
Tashmë të gjith e dinë
Gjithkush ka kuptuar
Ju jeni vemje
Duheni luftuar
Si çiban jeni zhvilluar
Në trup të popullit ju
Përhapni kancerin
Sidën dhe më shum
Përhapni çdo të keqe
Që ka kjo botë
Mjaf që këtë popull
Ta lini pa kokë
Ta lini të varfër
Ta çoni në skëterrë
Me të të bëni
Ç’do eksperiment
Të bëni prova
Teorit, t’i zhvilloni
Në laborator ta ktheni
Laborator terrorri
Kështu ju mesojnë
Padronët t’uaj çdo natë
Praktikën ta zhvilloni
Te Shqipërija e ngratë
Prandaj ky vënd
Quhet i “çudirave”
Njerzit këtu vriten
Thjesht si egërsira
Jeta e njeriut
S’ka kurr farë vlerë
Të drejtat e njeriut
Këtu janë përmjerrë
Këtu çdo gjë
Është kthyer si mesjet
Populli këtu jeton
Ditë e natë në terrë
Jeton si bagëtija
Si qeni jeton
Po jo si qenushi
Që mban një zonjë
Kështu e bëtë ju
Që na bëni politik
Të majt a të djathtë
Për mua s’ka rëndësi
Fytyr djalli keni
Të shitur ju jeni
Për një qëllim punoni
Shqipërin laborator ta keni
Dikush do më thotë
Pse ju quaj Jud në shpirt
Se ju jeni veç pjell
E sistemit komunist
Atij komunizmi
Që polli veç terrorr
Që vrau inteligjencën
Siç e vrisni ju sot
Prandaj nga ju
Unë, frik, nuk kam
Ju njoh mirë, juve
Ju njoh rrënj e dhëmball
Prandaj ju them
Do bëhem lugat
Do t’ju tmerroj
Do ju futem në shtrat
Këtë ta dini
Sot e përjetë
Në shtrat do ju futem
Do ju bëhem ferrë
Deri sa një ditë
Ju të kuptoni
Se ndëshkimi vjen
Veç nga ky popull
Ju po kërkoni
T’na degjeneroni
Të na ndani nga të tjerët
Sëfundi t’na coptoni
S’do mundeni kurr
Ta bëni një gjë të till
Do shkatërroheni ju
Dita do të vijë
Bashkë me miqt t’uaj
Që sot se di ku janë,
Në perëndim a lindje
Të gjith do gjejnë belanë
Bashk, me ju dhe ata
Në ferr do përfundoni
Shqipërija është zonjë
Ju s’mund ta përdhunoni
Mund të bëni sot
Ç’do eksperiment
Po nesër? ah nesër
Do ju çojm në ferr
Do të na vijë turp
T’ju pështyjmë në fytyr
E jo të ndjejm mëkat
Për ju o mënxyr
Nesër ky vënd
Do të ketë zot
Do drejtojn shqiptar
E jo shqip-folës
Ata do e drejtojnë
Këtë perl prrallore
Që e ka zili
Kjo botë mizore
Prandaj ju them juve
Keni pak mëshirë
Jo për Shqipërinë
Për vetën t’uaj o mënxyr
Ju do të mbyteni
Atje në skëterrë
Shqipërija do lulëzoj
Se është Komb me vler
Vetë zoti e ka bekuar
Që të lulëzojë
At’herë ju plehra
Do jeni në morgë
Atje do mbeti
Përgjithmon në k’të jetë
Plehra si ju
Shqipërija si tretë
Ky do të jetë
Ndëshkimi më i rënd
Në morg do mbeteni
Do ju mbajm si etalonë
Do ua tregojm, brezave
Se ç’mall ishit ju
Si punuat për t’huajt
Si përfunduat kështu
Ata me ju do tallen
Do ju tregojn me gisht
Do pshurrin mbi ju
Se shkaterruat Shqipërin
Prandaj po ju them
Se do bëhem lugat
Deri në ferr do ju ndjek
Populli do marr hak
“ f.m.”
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply