Forcat iraniane kanë vazhduar raketimet kundër Izraelit gjatë natës së kaluar por edhe sot në mëngjes. Të paktën tre persona u vranë dhe 74 janë plagosur si pasojë e sulmeve më të fundit në Izrael. Shifrat mund të jenë edhe më të larta, sepse akoma nuk dihen të gjitha pasojat e bombardimeve iraniane. Irani sot në mëngjes ka nisur edhe disa raketa hipersonike në drejtim të Izraelit.Për dëmet materiale nuk flitet, por pasojat janë të mëdha gjithandej.Nga ana tjetër, sulmet ka vazhduar edhe Izraeli. Forcat izraelite kanë marrë në shënjestër sot në mëngjes shumë qendra komanduese të Gardës Revolucionare iraniane në Teheran.
Forcat izraelite thonë se ata kanë goditur shumë qendra të Gardës dhe të ushtrisë. Ndërsa burimet iraniane flasin për goditjen e godinave civile.
Izraelitët kanë vrarë mbrëmë edhe shefin e shërbimit sekret ushtarak iranian dhe disa bashkëpunëtorë të tij.
Ndërsa për pasojat e sulmeve të filluara sot në mëngjes nga të dy palët akoma nuk mund të flitet me saktësi.
Por dihet që sulmet, raketimet dhe luftimet po vazhdojnë dhe ate me një ashpërsi të madhe.
Irani ka nisur tani të përdorë edhe raketa hipersonike…
Burimi/Facebook


Leave a Reply