— Mami, kjo është e fejuara ime..dhe kemi vendosur të jetojmë së bashku.
Dhe unë? Ehh, sigurisht nuk kundërshtova. Si të gjitha nënat, e vetmja gjë që dëshiroja është të shihja djalin tim të lumtur.
— Sa bukur, shpirti im. Shkoni më kuzhinë të pini nganjë çaj.. Ndërkohë unë po të përgatis valixhet.
— Çfarë?? Cilat valixhe?- më pa sikur të mos kishte kuptuar asgjë.
Ndonjëherë mendoj se ka marr nga babai i tij.. sepse ai nuk kapte kurrë asgjë. Kështu që ja thash qartë.
— Nëse ke vendosur të jetosh me të dashurën tënde, atëherë është momenti ta bësh vërtet. Siç thua ti.
— Por..mami.. Ti e di që qeraja është e shtrenjtë. Jemi akoma me studime. Idea ishte të qëndronim këtu për pak, pa të bezdisur. Do zëmë vetëm një cep.
Ahh.. këtë e njoh. E kam jetuar në lëkurë. Edhe unë shkova të jetoja me vjerrën shumë vite më parë. Dhe fillimi dukej gjithçka perfekt: buzëqeshje, premtime, “nuk do ju bezdis”…por pastaj vijnë shikimet shtrembër, komentet pëshpëritëse, tensionet e padukshme.
Jo faleminderit! Nuk dua të përsëritet. As për mua..e as për vajzën. As ajo nuk e di, por po i kursej një stuhi.
— Jo biri im. Nëse keni zgjedhur të ndërtoni një jetë së bashku, atëherë duhet të përballeni me vështirësitë. Të rritesh nuk është thjesht të dashurohesh: është të përveshësh mëngët.
Gjeni punë. Menaxhoni oraret e Universitetit. Kërkoni një dhomë me qera.
— Të jetojmë me të tjerë?? Nuk e duam këtë.
Ah.. por për të jetuar në shtëpinë time sikur të ishte hotel, kjo po, është komode apo jo??
— Dëgjo. Ti e do djalin tim?
— Shumë. – u përgjigj ajo nën zë dhe me sytë e kthjellët.
— E dëgjove?? Të do. Dhe kur ka dashuri çdo cep i vogël mund të kthehet shtëpi, apo jo?
— Po..Do shkoja kudo me të. – tha me një ëmbëlsi që më shtrëngoi zemrën.
— Perfekte. Unë do t’ju ndihmoj të filloni. Nuk do përfundoni në një vend të përhumbur, ju premtoj. Do ju qëndroj pranë. Vetëm u kërkoj diçka: kujtohuni ndonjë për këtë “plakë”.
— Çfarë plake? Ju duhen të paktën 40vjet për të qënë plakë. – më tha ajo më një buzëqeshje aq të ëmbël sa gati më bëri të qaj.
30min me pas, pasi mbylla derën dhe ata iken, i lëshova lotët.
Do kish qënë e lehtë të qëndronin.
Të kisha djalin tim afër. Të kisha kontrollin e gjithçkaje. Por jo. Fëmijët nuk vijnë në botë për të ndejtur ngjitur pas nesh. Kanë ardhur për të marr fluturimin.
Unë pjesën time e bëra: e rrita, e ruajta, e desha.
Tani e ka ai rradhën. U takon atyre.
Unë… Do i shoh të fluturojnë.
Morali:
Ti duash fëmijët nuk është t’i mbash.
Është t’i mësosh atyre të fluturojnë, edhe pse kjo e kthen folenë bosh.
(Susana Rangel)
Burimi/Facebook/This is Albania


Leave a Reply