Irani ka nisur sonte prapë, sikur edhe mbrëmë në këtë
kohë, dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit. Akoma nuk dihet sakt se për çfarë përmasash të sulmeve dhe për çfarë raketash bëhet fjalë. Por Irani ka kërcënuar gjatë gjithë ditës me sulme vdekjeprurëse ndaj Izraelit.
Irani ka kërcënuar edhe Amerikën, Britaninë e Madhe dhe Francën me bombardime. Britania e Madhe ka dërguar avionë në këtë rajon. Macron pohon se shtetasit e Francës nuk bën të preken.
Gjermania ka rekomanduar që shtetasit e këtij vendi të mos udhëtojnë në këtë rajon. Ndërsa Trumpi kë kërcënuar Iranin me më të keqen, në rast sulmesh.
Izraeli ka vrarë edhe sot disa ushtarakë të lartë dhe shkencëtarë iranianë, ka goditur edhe një prej rafinerive më të mëdha në Iran (siç shihet në foto). Ka pasur edhe viktima civile. Irani flet për gati 100 të vdekur dhe rreth 800 të plagosur.
Cilat do të jenë pasojat e bombardimeve iraniane do të shihet nesër. Mbrëmë u pa se pavarëaisht “mburojës së hekurt”, Tel Avivin, Jerusalemin dhe disa rajone të tjera i kanë goditur një numër i konsideruar raketash balistike të Iranit! Ka pasur të paktën dy të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.
Kryeministri izraelit Netanyahu ka kërkuar mbështetjen ameikane…
Ndryshe, presidenti Trump ka telefonuar sot me Putinin nja 50 minuta. Thuhet se Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat pas datës 22 qershor, por nuk dihet se çfarë kanë rënë dakord për LIndjen e Mesme, sepse Rusia është një mbështetës i Iranit.
Irani e ka mbështetur Rusinë më parë me drona dhe pajisje të tjera në luftën kundër Ukrainës…
Burimi/Facebook


Leave a Reply