Sot, në Shkup, bashkë me heronjtë tanë të gjallë z. Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqësit e Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe të kauzës sonë kombëtare në SHBA, filluam vizitën zyrtare tri-ditore në Maqedoninë e Veriut, me një takim jashtëzakonisht të suksesshëm në Ambasadën Amerikane këtu.
Ndërsa nesër në ora 14:00, Universiteti i Tetovës laureon Joe e Shirley me nderin më të lartë universitar, Doctor Honoris Causa, kurse pasneser, dy ikonat tona kombëtare do i drejtohen qindra të diplomuarëve të Universitetit të Tetovës si ligjërues nderi në Ceremoninë e Diplomimit 2025.
Të shtunën në ora 17:00 në Holiday Inn në Shkup, Joe e Shirley DioGuardi do shpallen Qytetarë Nderi të Çairit dhe do të promovojnë librin “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavise: Kongresisti Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane 1985-1993”
Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Univeritetit të Tetovës për ftesën e nderin për Joe e Shirley DioGuardi, të cilët dhanë kontribut themeltar në hapjen e universitetit më 1994, si një vatër e arsimimit në shqip dhe e kombtarizmit tonë në Maqedoninë e Veriut.
Mirënjohës po ashtu edhe Komunës së Çairit (Shkupit të Vjetër), që zë një vend të veçantë në historinë tonë kombëtare si një kryeqytet i dikurshëm i Vilajetit të Kosovës, për nderin e tyre ndaj Joe e Shirley DioGuardit dhe për mundësinë që bashkëkombasit tanë të njoftohen për së afërmi me historikun e kontributit të paçmueshëm të DioGuardit dhe Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane për kauzën tonë kombetare.
Miqësia jonë permanente dhe unike, si komb, me SHBA-të, mbetet rruga e vetme e realizimit dhe avancimit të kauzës sonë kombëtare për demokraci, drejtësi, e barabarsi në të gjitha trojet tona.
Burimi/Facebook


Leave a Reply