Duket se kemi hyrë në një kohë ku të ngresh zërin për padrejtësinë është më problematike sesa vetë padrejtësia. Gjyqtarët dhe prokurorët që e barazojnë kritikën publike me shantazhin, harrojnë se janë në shërbim të drejtësisë, jo mbi të.
Na falni që folëm.Na falni që kërkuam drejtësi.
Na falni që nuk e duruam në heshtje një vendim të padrejtë, një veprim të njëanshëm, një proces të mbyllur me shabllon.Sepse, sipas disa gjyqtarëve e prokurorëve të lënduar në sedër, kritika është shantazh dhe media është krim i organizuar.
Po.Në vend që të reflektojnë mbi vendimet e tyre, reflektojnë mbi zërin tonë.Në vend që të përmirësojnë drejtësinë, kërkojnë të heshtin mikrofonin.Sepse është më e lehtë të akuzosh qytetarin për “presion”, sesa të shpjegosh përse padrejtësia po përsëritet çdo ditë.
Na falni, nuk e dinim që drejtësia është kaq e brishtë sa thyhet nga një fjali në Facebook.
Nuk e dinim që togës së zezë i bien nervat kur dëgjon një intervistë në një emision investigativ.
Nuk e dinim që drejtësia e vërtetë funksionon vetëm në heshtje, në errësirë, larg kamerave, dhe idealisht pa qytetarë fare.
Po ju themi me dashuri, besimi në drejtësi nuk është përulje.Nuk është të rrish urtë, të përulesh para padrejtësisë dhe të duartrokasësh një sistem që ka humbur ndjeshmërinë.Besimi në drejtësi është të kërkosh që ajo të jetë e vërtetë për të gjithë, edhe kur kjo bezdis.
Po, do të flasim në media.Po, do të kritikojmë.
Po, do të kërkojmë llogari. Jo për qejf. Jo për presion. Por sepse është e vetmja mënyrë që drejtësia të zgjohet nga gjumi i vetkënaqësisë.
Në fund të fundit, kur qytetarët nuk flasin, drejtësia nuk dëgjon. Dhe kur drejtësia nuk dëgjon… nuk është më drejtësi.
Besimi në drejtësi nuk do të thotë të mbyllësh sytë, të bëhesh i verbër përballë padrejtësive, apo të heshtësh kur dikujt i shkelet e drejta.
Përkundrazi. Të besosh vërtet në drejtësi do të thotë të kesh guximin të kërkosh që ajo të zbatohet njësoj për të gjithë pa përjashtim, pa përzgjedhje dhe pa favor.
Burimi/Facebook


Leave a Reply