Ankthi është një përgjigje psikofiziologjike ndaj stresit ose një ndjenje e pritshmërisë për një rrezik të afërt – qoftë real apo i perceptuar. Nga pikëpamja mjekësore, ankthi nuk është thjesht një ndjesi emocionale, por një gjendje komplekse që përfshin ndërveprim mes sistemit nervor qendror, sistemit autonom, mekanizmave hormonalë dhe faktorëve psikologjikë. Ankthi bëhet patologjik kur është i vazhdueshëm, i pashpjegueshëm nga rrethanat dhe ndikon në funksionimin e përditshëm të individit.
Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis ankthit “normal”, i cili është një pjesë e nevojshme dhe adaptive e reagimit të trupit ndaj rrezikut, dhe ankthit “patologjik”, i cili shfaqet në mënyrë të tepruar, pa shkak të qartë ose që mbetet i pranishëm përtej kohës së nevojshme.
Këto ndërlidhen ngushtë dhe shpesh ndërthuren, duke e bërë ankthin një përvojë tërësore që ndikon si mendjen, ashtu edhe trupin.
Në aspektin psikologjik, pacientët raportojnë:
• ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi ose frike pa shkak konkret
• përqendrim i vështirë
• hipervigjilencë
• mendime katastofike (“do ndodhë diçka e keqe”)
• ndjenjë frike
Ndërsa nga pikëpamja fizike, simptomat janë të ndryshme dhe shpesh alarmuese për pacientin:
• palpitacione (rrahje të forta ose të shpejta të zemrës)
• frymëmarrje e shpejtuar ose ndjenjë e mungesës së ajrit
• tension muskulor, sidomos në qafë dhe shpatulla
• dridhje, djersitje, ndjesi të të ftohtit ose të nxehtit
• ndjesi marramendjeje, pasiguri në qëndrim
• nauze, shqetësime gastrointestinale (sindroma e zorrës së irrituar është shpesh e lidhur me ankthin)
• ndjesi de-personalizimi (të qenit “jashtë trupit”)
Në shumë raste, këto simptoma fizike e çojnë pacientin drejt urgjencës ose specialistëve të tjerë (kardiolog, gastroenterolog, neurolog), përpara se të merret një diagnozë e qartë psikiatrike.
Burimi/Facebook/Trita Hospital


Leave a Reply