Kandidatja e PD,Senada Mehmeti…..e shkëlqyer në të gjithë karierën shkollore,ish Medresiste,më e shquara,më ideatorja ,fituese e trofeut midis shkollave më superiore të qytetit vite më parë në konkursin e zhvilluar nga Banka Kombetare e Shqipërisë.Shembull i sjelljes dhe edukimit,gjë që e reflekton në çdo aspekt edhe sot në çdo hap që hedh.
Më tej,mbasi mbaron me rezultate të larta fakultetin e inxhiniërisë së ndërtimit,është inxhinierja e pare e aviacionit në Shqipëri.
Është Pedagoge në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Ka një karierë të pasur dhe frekuente.
Ka mbaruar masterin në shkencë në Tiranë, më pas është specializuar në aviacion jashtë Shqipërie. Ka publikuar 4 kërkime shkencore me ISSN dheISBN me faktor impakti në fushën e inxhinierisë dhe aviacionit.
Folëse dhe interpretuese në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të rinjve.
Ka kryesuar me sukses cdo projekt në inxhinieri dhe aviacion gjatë këtyre viteve.
Është një shembull i një të reje,me plot energji,që kërkon të zbresë mesataren e moshën së Partisë Demokratike,duke injektuar më tej idetë,forcën,guximin,dijet,qytetarinë,seriozitetin,këmbënguljen,mosstepjen,modernizimin,shkathtësinë…shembullin e femrës së fortë,të zoja e të ndershme shkodrane,e cila nuk ka frikë nesër nga asnjë përplasje e çfarëdolloji qoftë .
Mendoj se zgjedhja e këtij emri për të na përfaqësuar nesër nuk do të jetë një foto blic,nuk do të jetë një erë që fryn veç njëherë,por do të jetë një stuhi kur e kërkon situata,do të jetë një energji si ajo që ngre avionët lart,apo edhe më bukur,do të jetë një fllad që do të na flladisë të gjithëve ne që do t’a votojmë,do të jetë forcë motorike e një femre guximtare e të përgatitur,që do të krahasohet me më të fortat femra të politikës Shqiptare.
Të jeni të bindur që mësuesit e vërtetë,projektojnë të tillë njerëz ,që tashmë janë të gatshëm të mposhtin e të shporrin shpurën 12 vjeçare të zvaranikëve më të pështirë që përgjysmuan Shqipërinë.
Paç fat nxënësja ime e mrekullueshme…je shembull për t’u ndjekur,je një zgjedhje e goditur në shenjë nga çdo shkodran prosperues i çdo moshe,apo profesioni.
Burimi/Facebook


Leave a Reply