Nga Dr Adil MUSTAFA
Tiranë 3-04-2025
Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet shtet më demokraci jo funksionale, me marrëdhënie të tensionuara ndëretnike, me probleme të mbartura me fqinjët, me ekonomi të pazhvilluar, gjyqësor të politizuar, me qeveritarë e politikanë të korruptuar, etj.
Ndryshe e thënë: Asgjë nuk po funksionon. Kështu që shteti kinse multuetnik po mbetet peng i politikave të gabuara, ku pseudo-nacionalizmi maqedonas mbizoteron.
Tash 30 e ca vjet shqiptaret, etnia e dytë më e madhe, presin me durim që të ndihen zot në shtëpinë e tyre.
Cfarë nuk kanë perjetuar shqiptaret!
Mos t’i hyjmë historikun se nuk mjaftojnë shumë libra për të përshkruar padrejtesite, nëpërke
ëmbjen, persekutimet, burgosjet, vrasjet e deri te spastrimet etnike. ( retrospektivë, që nga peridha e Rankoviqit e deri te ngjarjet e Gostivarit).
Ndaj shqiptareve janë bërë dhe vazhdohet te behen eksperimente.
U bë konflikti i 2001, shumë nena shqiptare u veshën me të zeza, shumë djem dhanë jetën për idealet e larta kombetare, shumë shpresë pati .
Fatkeqësisht pasoj zhgënjimi, shqiptarët besonin e shpresonin se do të marrin hisen e tyre në shtetin multietnik.
Do të gëzonin të drejtat legjitime të sanksionuara edhe ne te drejten ndërkombetare. Por, nuk ndodhi asgjë. A trajohen ish-ushtarët e UCK-se, njëjtë si branitellat?!
Marrin pension invalidët e konfliktit?! A e kanë fituar statusin social, a janë punësuar?!
A është bërë në mënyrë propocionale ndarja e buxhetit?! A është investuar në zonat shqiptare, në infrastrukturë, shkolla, cerdhe, kopshte, në ordinance mjekesore?! A jane ndihmuar bujqit e blektorët?!
A është zyrtare gjuha shqipe?! A është ndryshuar enciklopedia? A jane ndryshuar tekstet shkollore?
A janë bë shqiptarët Shtetëformues me kushtetut?!
A është investuar në trashegimine kulturore?! A trajtohet njëlloj universitetet shqiptare me ato maqedonase?
A është ndryshuar himni shtetëror dhe simboli?! A ka mbajtur dikush përgjegjesi për burgosjet e montuara dhe për vrasjet e pazbardhura të komandateve kryesore te ish-UCK-së?!
A është ndryshuar kushtetute qe eshte mbertese e krizave te medha?!
Për të gjitha përgjigja është: JO.
A kemi më shumë apo me pak fshatra dhe qytete te banuara? SHUME ME PAK!
A kemi më shumë nxënes dhe student në shkolla e universitet? SHUMË, AMA SHUMË ME PAK, PËR SHKAK SE TE RINJTË E TË REJAT NUK KANË PERSPEKTIVE, NDIHEN TE PASIGURTE , NDIHEM TE PAPERKRAHUR, NDIHEN TE DISKRIMINUAR, NDIHEN ME SHPRESE, NDAJ IKJET JANE MASIVE.
E tash, vijmë te përgjegjesit e situates së pa shpresë për shqiptarët dhe për vetë shtetin.
Nuk ka më kohë më prit, durimi po soset.
Maqedonasit ta ndajnë mendjen duan shtet të përbashket me shqiptarët, apo duan të fundosen në kënetën e pseudonacionalizmit te tyre.
Dy partite kryesore, ajo në qeveri dhe tjetra ne opozite ( VMRO-DPMNE dhe LSDM), te kene kujdes kesaj radhe.
Nuk mundet pafundësisht të bëjnë plane të perbashketa për ta mbajtur me gajret shtetin me pseudonacionalizem.
Ata, ta gjejne kurajon të dalin sheshit e të pranojnë se ekzistenca e shtetit varet te raportet me shqiptarët.
Këtë ta bëjnë duke guxuar për të ndryshuar mendësine, të kenë vullnetin për te pranuar se mbartes te atij shteti sa jane maqedonasit jane edhe shqiptaret.
Mickovski e ai I LSDM-se të mos bëjnë plane ndjallzore natën, por të dalin me një deklarate te përbashket e të thone: klasa politike maqedonase ështe e gatshme ta ndryshoje kushtetuten dhe populli shqiptar do jete shtetformues.
Nëse nuk e bëjne këtë gjë, shteti do jetë jo funksional.
Sa i përket klases politike shqiptare, ata nuk kanë të drejt morale me fol asnji sen. Ma mirë të heshtin sesa me fol.
Një gjë e dinë shqiptaret, kur klasa politike flet, vetem bën propagande, vetëm mashtron opinionin, vetem mendon për tarafin e tyre politik e farefisnor, vetëm mendojnë si me qendru si argate e pateric në një qeveri ku mqedonasit, komandojnë.
Kështu ka qene deri më tash e kështu po vazhdon.
As BDI-ja dje, as VLEN SOT nuk guxojnë ta gjuajnë “grushtin” ne tavolinat e bisedime, te negociatave, apo të qeverise.
Cfare ka ndodhur deri me tash, rezulton se klasa politike shqiptare ka qene dhe vazhdon te mbetet nen hijen e maqedonasve ku sherrbejn si Pateric për ta mbajt Maqedonin shtet Unitare me shqiptarët si pakic në Kushtetut.
Marre për besë!
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply