Sot nuk është festë. Sot është kujtesë e një krimi dhe e një ëndrre të tradhtuar.
Më 2 Prill 1991, në mes të Shkodrës, u vranë katër të rinj që kërkonin liri: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka.
Prej asaj dite, gjaku i tyre është përdorur për ceremoni, për fjalime, për politikë të vjetër — por jo për drejtësi.
Ëndrra për të cilën ranë është ende e paplotësuar.
Shqipëria që donin ata, ende nuk ka ardhur.
Lavdi sakrificës së tyre!
Turp për ata që e përdorën gjakun e tyre si dekor për pushtet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply