Mbani mend çfarë po u them,
Produksioni me te fshehta,
Fituese e big-ut, (mendimi jem),
Sivjet do te shpallet Gerta.
Nuk po them qe e fiton,
Ndershmërisht, me ane te votes,
Por, “Big Brother” nuk harron,
T’i kthejë “borxhin” e së motres.
Ishte kulmi i durimit,
Kur Olta s’din te permbahet,
Thirret ne dhome te rrefimit,
Mos te dalin nga “binaret”.
Na ka hase sharra ne gozhde,
I thote Oltes, produksioni,
Klikimet na kane ra poshte,
Luizi do jete kampioni…
Prandaj Olta, asht e kote,
Luizin nuk mund ta ndalim,
Ban sikur nuk duroj dot,
-Thuaj: -m’ka marre malli per djalin.
Ju kujtohet Ilir Shaqiri?
Kur e nxoren fitimtar,
Jo qe ishte ma i miri,
Kishin “borxhin” per t’i lare…
Ku ka za, nuk është pa gja,
Ka mbet’ si shprehje e vjeter,
Ka me ndodhë e njëjta gja,
Gerta, do “fitojë” patjetër.
Gjoja, e nxorren me zarf të zi,
Prej veprimeve të dhunshme,
Pas pak kohesh në “qeli”,
E rikthyen te pafajshme !
Produksioni po ben loje,
Ashtu siç ka ba gjithmonë,
Meqe plani Oltes, deshtoi,
“Borxhi i vone, gezon te zone”.
Ka pas’ thanë dikurë Stalini:
“Lerëni more popullin, ç’kini”?!”
S’ka rendësi se kush voton,
Rendësi ka kush i numëron…
Vebi Kurtaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply