Turqia gjendet para protestave të mëdha dhe trazirave serioze, thonë reporterët nga Stambolli. Prokuroria ka kërkuar sot mbajtjen në burg të kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa në rrugë kanë protestuar dhe po protestojnë me dhjetëra mijëra simpatizantë të tij.
Imamoglu sot do të duhej të emërohej edhe si kandidat i opozitës për president, në zgjedhjet e ardhshme dhe konsiderohet kundërshtari më i madh i Erdoganit. Zgjedhjet është planifikuar të mbahen me 2028 por ka dhe shumë analistë që thonë se zgjedhjet do të mbahen më heret.
Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe mbështetjen e terrorizmit, sepse ai akuzohet si mbështetës i Partisë Punëtore Kurde, e cila në Turqi konsiderohet si terroriste.
Shumëkush e ka quajtur këtë arrestim si “politik”, për shkak se Imamoglu është kundërshtari më i madh i Erdoganit.
Imamoglu i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Shumë shpejt do të merret edhe vendimi i gjykatës por pavarësisht vendimit, pakënaqësitë do të vazhdojnë.
Menjëherë pas arrestimit të tij para tre ditësh, kanë nisur protestat e mëdha të opozitës. Ka pasur edhe qindra të arrestuar, dhunë policore, gaz lotësjellës, topa me ujë…
Dita e sotme mund të jetë edhe më kritike në Stamboll dhe Turqi. Qeveria turke ka ndaluar tubimet. Edhe presidenti Erdogan ka akuzuar opozitën se po do të përçajë vendin. Disa reporterë nga Turqia thonë madje se ky vend është shumë afër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por këto akoma janë vetëm supozime. Sidoqoftë, gjendja vlerësohet si shumë e tendosur.
Burimi/Facebook


Leave a Reply