U vendos: Gjykata në Stamboll ka vendosur të mbajë nën masa arresti kryetarin e bashkisë në Stamboll, Ekrem Imamoglu, e kjo ka tensionuar edhe më shumë gjendjen në këtë qytet dhe në Turqi.
Imamoglu dyshohet për korrupsion dhe mbështetje të terrorizmit. Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu konsiderohet edhe si kundërshtari kryesor i presidentit Erdogan. Partia e tij pritet sot ta nominojë ate si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që pritet të mbahen në vitin 2028.
Por arrestimi i tanishëm ndryshon shumë gjëra, e nuk përjashtohet edhe një valë e re dhune, madje edhe masa të jashtëzakonshme. Në rrugët e Stambollit kanë protestuar ditët e kaluara dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë kërkuar lirimin e Imamoglut. Ata thonë se nuk do të ndëprejnë demonstratat deri në lirimin e Imamoglut dhe të rreth 100 bashkëpunëtorëve të tij sa janë arrestuar në ditët e kaluara.
Sot priten protestat më të mëdha. Edhe ditët e kaluara ka pasur protesta, dhunë, topa me ujë, gaz lotësjellës dhe qindra të arrestuar. Qeveria e Erdoganit ka paralajmëruar edhe mundësinë e shtrëngimit të masave kundër demonstruesve. E disa reporterë flasin madje edhe për mundësinë e futjes së gjendjes së jashtëzakonshme…

Burimi/Facebook


Leave a Reply