Të kam ëndërruar kaq shumë saqë ti nuk je më reale.
Ka ende aq kohë, vallë, sa të arrij trupin tënd fërgëllues, të puth buzët e tua dhe ta bëj të gjallë zërin tënd aq të dashur për mua?
Kam ëndërruar kaq shumë sa që krahët e mi janë bërë kryq mbi kraharorin tim duke përqafuar hijen tënde, ndoshta nuk do të marrin ndonjëherë formën e trupit tënd.
E, para pamjes reale të asaj që më angështon dhe më sundon prej kaq shumë ditësh e vitesh, sigurisht do të bëhem një hije.
Oh bilance sentimentale.
Të kam ëndërruar kaq shumë sa nuk do të ketë sigurisht kohë më për mua që të zgjohem sërish.
Unë fle në këmbë, duke iu falur të gjitha pamjeve të jetës, të dashurisë dhe të tuave, të vetmes që sot ka rëndësi për mua, unë nuk mund të prek më ballin dhe buzët e tua si mund të prek ballin dhe buzët e kujtdo.
Kam ëndërruar kaq shumë për ty, kam ecur, folur, fjetur me fantazmën tënde, sa ndoshta gjë tjetër s’më mbetet vetëm se të bëhem dhe vetë fantazmë mes fantazmash, një hije qindra herë më hije se hija që kalon dhe do të kalojë hareshëm në harkun diellor të jetë sate…
Burimi/Facebook


Leave a Reply