Policia turke e ka arrestuar sot kundërshtarin kryesor të Erdoganit, kryetarin e bashkisë në Stamboll Ekrem Imamoglu. Ai akuzohet për korrupsion e madje edhe mbështetje të PKK që konsiderohet si terrorriste në Turqi.
Njëkohësisht janë arrestuar edhe rreth 100 mbështetës të Imamoglut dhe partisë së tij, ndër ta ka dhe gazetarë dhe biznesmenë.
Imamoglu është dashur të emërohet si kandidat i opozitës për president të dielën, por tani është arrestuar. Para dy ditësh edhe një Universtitet në Stamboll e ka anuluar diplomën e tij universitare, me disa justifikime ligjore, e për të kandiduar për president, në Turqi duhet të kesh diplomë universitare.
Zgjedhjet sipas planit duhet të mbahen me 2028, por shumëkush mendon se në Turqi do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sidoqoftë, Imamoglu që konsiderohet si kundërshtari kryesor i Erdoganit tani ka para vete një betejë shumë të madhe ligjore, sepse për këto vepra mund të denohet me vite të tëra në burg.
Në një video në X, ai tha se tani ka para vetes një luftë të madhe me tiraninë. Në Turqi ëshët kufizuar edhe përdorimi i disa rrjeteve sociale, si X, Youtube, Instragram dhe TikTok.
Autoritetet turke kanë ndaluar edhe tubimet në katër ditët e ardhshme, kanë ndaluar demonstratat dhe kanë vënë njëfarë lloj masash të jashtëzakonshme.
Këto arrestime kanë ndikuar menjëherë në burzat e Stambollit dhe të Turqisë. Vlera e Lirës turke ka rënë menjëherë në një nivel shumë të ulët.
Në disa momente një dollar amerikan kushtonte sot më shumë se 40 Lira, që do të thotë një rënie prej 12%. Ndërsa një euro kushtonte sot rreth 43 Lira, që do të thotë një rënie e vlerës së monedhës turke prej rreth tetë për qind.
Burza e Stambollit ka shënuar rënie prej rreth shtatë për qind. Ndërsa Indexi në sektorin bankar ka rënë për më shumë se nëntë për qind, që është rënia më e madhe në dy vitet e fundit.
Gjendja ishte kaq e keqe, sa që kohë pas kohe në burzat turke është ndërprerë në tërësi tregtia me aksione.
Burimi/Facebook
Leave a Reply