Sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zhvillimeve të mëvonshme në zgjedhjet vendore në 2023, Partia Socialiste (PS) ka shënuar një rritje të ndjeshme në Qarkun e Kukësit, duke fituar 2 nga 3 bashkitë. Madje, Bashkinë Kukës e ka fituar dy herë radhazi.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021, rezultati ishte:
1. Partia Demokratike (PD) – 23,767 vota (62.27%) – 2 mandate
2. Partia Socialiste (PS) – 13,684 vota (35.84%) – 1 mandat
3. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – 336 vota (0.88%) – 0 mandate
4. Partia Socialdemokrate (PSD) – 183 vota (0.48%) – 0 mandate
Duke u bazuar në zhvillimet e fundit dhe në ndryshimet brenda partive, pritet një rënie e gjerë e votave të PD-së dhe një rritje e ndjeshme për PS-në. Sa i përket PSD-së, nuk pritet ndonjë rezultat surprizues, pasi votat në këtë qark janë të pakta dhe të shpërndara. Nëse në 2021 mori 183 vota, këtë vit mund të arrijë në rreth 500-700 vota, por pa ndikim në shpërndarjen e mandateve.
Pritet që PS të arrijë rreth 50% të votave, ndërsa PD të ketë një rënie, për shkak të ndikimit të Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt, të cilët do të tërheqin vota nga PD-ja, duke e lënë atë në nivelin 40-45%.
Shumë parti të vogla bëjnë zhurmë para nisjes së fushatës, por kur dy partitë e mëdha zbresin në terren, ato arrijnë t’i tkurrin në nivele minimale, sidomos në Qarkun e Kukësit, ku zgjedhjet zakonisht dominohen nga PD dhe PS.
Burimi/Facebook/Faqja Zyrtare Kukësit dhe Faqja Zyrtare Qarkut Kukës
Burimi/Facebook


Leave a Reply