Izraeli ka nisur ofensivën tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Dy ditë më parë ka sulmuar pozicionet e Hamasit palestinez edhe nga ajri, me ç’rast, sipas burimeve palestineze, janë vrarë më shumë se 400 persona dhe janë plagosur rreth 560 të tjerë.
Izrelitët thonë se shkaku i sulmeve është moslirimi i pengjeve të tjera që po mbahen nga Hamasi. Sipas tyre, në duart e Hamasit janë edhe 58 pengje, por thuhet se 34 prej tyre tani më janë të vdekur.
Qeveria izraelite flet për sulme ndaj Hamasit. Ndërsa pelestinezët flasin për sulme ndaj civilëve dhe vrasjet e shumta të grave dhe fëmijëve.
Sulmet janë të parat pas disa javë armëpushimi. Është pritur që armëpushimi të vazhdohet por tani për tani nuk ka ndonjë informacion premtues. Kryqi i Kuq njofton për përkeqësimin e madh të gjendjes në Rripin e Gazës dhe për shtimin e madh të personave të plagosur nga pasojat e sulmeve të fundit.
Njëkohëisht në Izrael po mbahen protesta të mijëra izraelitëve kundër qeverisë së Netanyahut.
Ata po kundërshtojnë aksionet e fundit ushtarake izraelite po kërkojnë fundin e luftës si dhe lirimin e të gjithë pengjeve. Po ashtu kanë kritikuar edhe disa veprime politike të Netanyahut.
Aksionet e fundit izrealite janë kritikuar edhe nga shumë vende perëndimore, ndër to edhe nga Gjermania. Por ato janë kryer në dakordim me administrata amerikane.
Burimi/Facebook
Leave a Reply