Remenishencë nga e kaluara
Nga Dritan Goxhaj
Nga data 31 dhjetor 1942 e deri më datë 2 janar 1943 është zhvilluar një betejë e madhe në zonën e Vlorës që njihet në histori si Lufta e Gjormit, ngjarje që është përjetësuar në telajo nga Piktori i Merituar Zamir Mati, realizuar në vitin 1979 dhe ekspozuar në ekspozitën kombetare të arteve figurative në muajin nëntor 1979, vaj, 320cm x 180 cm, pronë e shtetit shqiptar .
Pse do thoni ju mu kujtua kjo luftë tashti, që nuk është as data e saj!
Para 6 ditësh të gjitha mediat e varura e të “pa varura” u mbushën me imazhe e lajme të përplasjes së banorëve të fshatit Tragjas të Vlorës me forcat e Policisë së Shtetit, të dërguara atje me urdhër direkt të Kryetarit të Qeverisë Kuislinge të Tiranës, Ed(vin) Kristaq Ramës, për t’ju marrë banorëve burimin e jetës.
Për t’ju marrë ujin.
Për të devijuar lumin Izvor në mënyrë që t’ja japi resorteve të të dërguarit special të UBD-së Jugosllave me detyrë speciale në Shqipëri – Biznesmenit Samir Mane.
Tek shihja përleshjet e banorëve me policinë më erdhi në mendje edhe një strofë e një kënge labe që e pata dëgjuar në Youtube disa ditë para kësaj ngjarje në Tragjas :
Ç’është kështu siç po dëgjojmë,
Mercenarët që po shkojnë,
Nga mali i parë kaptojnë,
Nga Tragjasi për në Gjormë.
Dhe këto pamje më sollën në mendje atë pjesë të historisë së lavdishme të kësj ane, se kjo ngjarje ishte një luftë e armatosur e popullit të Lumit të Vlorës dhe vullnetarëve të ardhur nga krahina të tjera, pa dallim feje, krahine dhe ideje, kundër një armiku të përbashkët.
Edhe atëherë ashtu si sot qeveria kuislinge e kolaboracioniste e Mustafa Krujës nxorri një vendim në të cilin shkruane :
“Në tërë Shqipërinë, Vlora mban sot rekordin e turbullirave. Erdhi dita e masave të forta. Dhe prandaj vepra shtypëse e autoriteteve do të fillojë nga Vlora. Do të shkatërrojmë shtëpitë dhe pasuritë e të arratisurve”.
Sot me një ndryshim të madh se Vlora e sotit nuk është më ajo e djeshmja e cila mban rekord për turbullira. Sot Vlora mban rekord për pislliqe e për trafiqe e abuzime me trojet, si dhe besoj për numrin më të madh të patronazhistëve, por aspak turbullira.
Ndërsa qëndrojn vetëm dy fjalitë e fundit të urdhërit të Mustafa Krujës. Edhe sot qeveria kuislinge dhe kolaboracioniste e interesave antishqiptare serbo-greke e Ed(vin)Kristaq Ramës ka vendosur të ndëshkojë ata që e votuan e që i kënduan, në mënyrë që t’i bëj shëmbull për të tjerët, që të mendojnë se kur jua bëri këtyre që i bënin duart gjak duke duartrokitur sa herë ju shkonte për vizitë në qytet kolaboracionisti, sa që 98% e banorëve të Tragjasit votuan për grekun Vangjel Tavo në zgjedhjet për Bashkinë Himarë, po ne të tjerëve kush e di ç’mund të na bëjë, ndaj të rrimë urtë e mos përzihemi.
Do doja shumë që Tragjasi e Lumi i Vlorës të ishin bërë ose të bëhën bashkë sërish si atëherë në 1942 kur vranë e përzunë kolaboracionistët e fashizmit Halil Alinë dhe Selim Kaloshin që mobilizonin 2 batalione vullnetarësh me një efektiv mbi 1000 vetë nga një krahinë tjetër e Shqipërisë, të cilët do të viheshin në dispozicion të komandantit të operacionit, kolonelit Italian Franko Klemente për të mbështetur veprimet luftarake të njësive fashiste të komanduara prej tij, e thënë më shqip, për t’u përdorur si mish për top.
Edhe atëherë qarkori i Vlorës i kërkoji takim organizatorëve të atij operacioni që të sqaroheshin, ashtu si fshatarët e Tragjasit i kërkuan përfaqësuesve të Bashkisë e të qeverisë sot, por ashtu si atëherë edhe këta sot refuzuan të bisedonin me banorët.
Dhe atëherë poulli i zonës i kushtoi një këngë:
Kush e prishi këtë punë,
Kruja me Qazim Koçulë,
Mercenarët në Vlorë i prunë, dhe
Luftën në Gjorm e zunë.
Un nuk e dëshiroj aspak që në Vlorë të bëhet sërish një luftë e re e Gjormit. Por kjo sjellja e qeverisë kolaboracioniste të Tiranës ndaj fshatrave të Vlorës, të krahinës së Labërisë dhe të Lumit të Vlorës më kujton atë shprehjen e vjetër
“ Qenit kur i vjen ngordhja vete dhjet në xhami”.
Edhe Saliu në 1997 e nisi me sulm policor në Vlorë, e aty i erdhi edhe ngordhja atëherë.
Mos vallë edhe këtij kolaboracionistit tjetër që është sot në krye në Tiranë, i ka ardhur ngordhja e po e nis edhe ky si i ngjashmi i tij-Saliu, po nga Vlora me dhunë policore!
Atëherë populli i kësaj krahine pasi e fitoi luftën kundër kolaboracionistëve dhe fashistëve i këndoji një këngë tjetër, ku dy vargjet e saj më kanë mbetur në mendje kur i kam lexuar para shumë kohësh:
Në u varça dot i gjallë,
Do të djeg, do të vë ‘zjarrë.
Kështu ju përgjigj atëherë populli i Tragjasit e Gjormit e gjithë Lumit të Vlorës qeverisë kuislinge e kolaboracioniste të Mustafa Krujës.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply