Sipas Shkrimeve të Shenjta, Davidi ishte mbret i Izraelit dhe Judesë. Sipas traditës, ai ishte pasardhësi i mbretit të parë të Izraelit, Saulit, dhe sundoi nga viti 1005 deri 965 para Krishtit. Ai bashkoi 12 fiset e Izraelit dhe u pasua nga djali i tij Solomon. Davidi njihet gjithashtu si shkruesi i librit me Psalme(ZEBUR-it). Keta dy profet, në Kuran njifen si Dauti dhe djali i tij Sylejmani.
Në hebraishte; magen David – Mburoja e Davidit, një simbol në formën e dy trekëndëshave që bashkohen në një gjashtëkëndësh, i cili në judaizëm – ashtu sikurse jing dhe jang shenja kineze, ose kryqi i krishterë, simbolizon depërtimin dhe pajtimin e dy anëve të kundërta të jetës: qiellit dhe tokes, shpirtit dhe materies, dritës dhe territ, mashkullit dhe femnes, kohës dhe hapsirës, shpirtit dhe trupit, nates dhe dites, botes qe nuk shifet dhe asaj qe shifet. Ai u emërua sipas mbretit David.
Simboli i trekëndëshave të ndërthurur ishte i zakonshëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në kohët e lashta dhe mendohej se sillte fat. Besohet se mbron nga fatkeqësitë dhe ndikimet e dëmshme në çdo situatë të jetës. Lidhet me numrin shtatë – gjashtë krahë dhe një mes – që ka kuptim fetar, p.sh. gjashtë ditët e krijimit të botës plus ditën e shtatë të pushimit. Ai gjithashtu simbolizon sundimin e Zotit mbi të gjithë universin në të gjashtë drejtimet: Veri, Jug, Lindje, Perëndim, lart e poshtë. Trekëndëshat në simbol përfaqësojnë popullin e pandashëm hebre. Disa të tjerë thonë se të tre palët përfaqësojnë tre lloje hebrenjsh: Kohanimet (priftëria – pasardhësit e Aronit), Levitët dhe Izraelitët.
Megjithëse këto teori janë interesante, ato bazohen në shumë pak prova historike. Interpretime të mëtejshme thonë se ai bashkon kuptimin e të shtatë planetëve personalë të astrologjisë. Saturni, Marsi, Venusi, Jupiteri, Hëna dhe Mërkuri ndodhen në gjashtë majat e krahëve, ndërsa Dielli formon qendrën. Linjat që i lidhin mundësojnë ndërveprimin e forcave të ndryshme planetare.
Në Kabala, dy trekëndësha përfaqësojnë dualitetin tek njeriu: e mira kundër së keqes, shpirtërore kundër fizike, etj. Dy trekëndësha mund të përshkruajnë gjithashtu lidhjen e njeriut me Zotin. Trekëndëshi me drejtim lart përfaqëson veprat e mira që ngjiten në qiell dhe aktivizojnë mirësinë që kthehet përsëri në tokë, e simbolizuar nga trekëndëshi i kthyer nga poshtë.
Heksagramin e gjejmë në fetë e të gjitha kombeve, pra është një nga simbolet më të përhapura në tokë. Yllin e Davidit përpos te hebrenjte, e gjejme edhe në objektet fetare të fesë Islame dhe asaj Krishtere. Ky simbol gjendet gjithashtu në hinduizmin indian, budizmin kinez si dhe në Japoni. Gjatë jetës së tij, Mbreti Solomon gdhendi heksagramin në një nga unazat e tij të vulës dhe vazhdimisht e mbante atë si një simbol të fuqisë së tij. Në kohët e lashta, ky simbol u gjet midis popujve të ndryshëm, por në judaizëm vetëm në shekullin e VII. në një vulë hebraike të gjetur në Sidon.
Disa studiues pohuan se Ylli i Davidit ishte marrë nga besimet e Egjiptit të lashtë, por pretendime të tilla u refuzuan sepse egjiptianët përdorën pentagramin në ritualet e tyre. Literatura më e hershme që përmend Yllin e Davidit është ajo e Eshkol Ha-Kofer nga Judah Hadassia i shkruar në mesin e shekullit të 12-të. Libri i parë hebraik i lutjeve, i botuar në Pragë në vitin 1512, kishte një Yll të madh të Davidit në kopertinë.
Në shekullin e 17-të, Ylli i Davidit u vendos në sinagoga për të identifikuar vendin e adhurimit të Zotit, ashtu si kryqi që shënonte shtëpitë e krishtera. Disa grupe hebrenjsh ortodoksë refuzojnë të pranojnë Yllin e Davidit si simbolin e tyre, sepse ai lidhet me magjinë dhe okultizmin. Ylli i Davidit fitoi popullaritet si simbol i judaizmit vetëm kur u miratua si stemë e lëvizjes sioniste (një lëvizje që inkurajoi të gjithë hebrenjtë të ktheheshin në vendin e tyre) në vitin 1897. Kur u themelua shteti modern i Izraelit, pati shumë diskutime nëse ai simbol duhet të vendoset në flamurin kombëtar. Nga viti 1948 është vendosur që Ylli i Davidit të vendoset në flamurin shtetëror të Izraelit.
Burimi/Facebook/Mbretërorët


Leave a Reply